Belinda dhe Arbri, çfarë blenë tek “Ralph Lauren” në Athinë

“Sqarim për publikun: “Belinda dhe Arbëri po blinin çizme, pelerina shiu dhe çadra tek Ralph Lauren në Athinë, asortimente këto që do të përdoren gjatë shfaqjeve qeveritare që do të bëhen me rastin festimeve për shirat që na kanë nderuar të shpëtojmë popullin nga kriza energjitike. Të ishte se do kishin dalë për qejf apo për pazar ata do të kishin fluturuar me AirAlbania për një shëtitje romantike në Punta Cana.”, tha në deklaratën zyrtare Mrrela, për të përditshmen Dajti N’Gaz.

Ditën e djeshme, Belinda Balluku u fotografua në Athinë duke bërë shopping tek Ralph Lauren me administratorin e Albgaz Arbër Avramin.

Pavarësisht se zv/kryeministrja e ka rrogën 180 mijë lekë, ajo mund të bëjë shopping në dyqanet e markave të shtrenjta të firmave prestigjioze ndërkombëtare.

Pyetja që bie për interesin publik është: Kush janë burimet e të ardhurave të zv/kryeministres kur nuk ka të deklaruara biznese përpos pagës që merr nga taksat e popullit?

Në raste të tilla populli ngre pikëpyetje dhe dyshime për administrimin e taksave të tyre të buxhetuara në institucionin prokurues Albgaz të administruar nga shoqëruesi i Ballukut, Arbër Avrami.

Kjo periudhë relaksi për Ballukun vjen teksa populli i përmbytur në veri të vendit pret që t’i sjellë shteti bukë, si në rastin e çiftit 80-vjeçar në Lezhë tre ditë të izoluar në banesën e tyre.

Gojët e liga thonë se Balluku dhe Avrami kanë blerë rroba dhe aksesorë të shtrenjtë për përdorim personal, por redaksia e JOQ Albania ka zbuluar ekskluzivisht se çfarë blenë çifti simpatik në dyqanin e Ralph Lauren në Athinë.

Ata kanë udhëtuar deri në Athinë për të blerë çizme, pelerina shiu dhe çadra cilësore tek Ralph Lauren asortimente këto që do të përdoren gjatë shfaqjeve qeveritare që do të bëhen me rastin festimeve për shirat e bereqetit që do të shpëtojnë popullin nga kriza energjitike.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Festojnë nën kujdesin e qeverisë me portretin e Hitlerit shqiptar, babait shpirtëror të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar videon e idhtarëve të diktatorit Enver Hoxha …

Leave a Reply

Your email address will not be published.