Amendamenti/ Berisha: Krijim i fondit rezervë të KESH që të dëmshpërblehen të përmbyturit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar se, do propozohet krijimi i fondit rezervë të KESH në mënyrë që dëmshpërblimi i të përmbyturve të mos jetë më çështje mundësie, por çështje detyrimi real ku KESH të detyrohet të mbajë një fond prej 15 përqind për përmbytjet që krijon në zonat ku janë të vendosura digat.
“Propozohet krijimi i fondit rezervë të KESH në mënyrë që dëmshpërblimi i të përmbyturve të mos jetë më çështje mundësie, por çështje detyrimi real ku KESH të detyrohet të mbajë një fond prej 15 përqind për përmbytjet që krijon në zonat ku janë të vendosura digat.
Përmbytja e fundit ishte një përmbytje kryekëput e diktuar nga vjedhja qeveritare.
Nëse ka pasur një ndryshim të motit, të parashikuar me saktësi të madhe nga gjeoshkenca shqiptare dhe ajo italiane, ka qenë ndryshimi i motit të ditëve që kaluam.
Por ato ndryshime moti nuk bllokuan Edi Ramën dhe Ballukun që të vazhdojnë vjedhjen me import energjie. Mbajtën të mbushur liqenin e Komanit dhe nuk prodhonin energji, hapnin portat e Komanit. Por ky është një liqen me kapacitet të kufizuar. Gjithnjë do një përkujdesje të veçantë.
Ditët që mund të prodhonin energji, këta blinin energji me një çmim prej 230 euro megavati, në një kohë kur sot e shesin me 79 euro megavatin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha mesazh mediave të huaja: Investigoni krimet e Ramës, do gjeni gjëra tronditëse

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje mediave të huaja në investigojnë krimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published.