Banorët e një pallati në Tiranë prej 3 vitesh mes ujërave të zeza, Bashkia nuk riparon defektin

Banorët e pallatit 26/1 në rrugën “Ylbere Bylikbashi” në Tiraë prej disa vitesh jetojnë mes ujërave të zeza për shkak të prisjes së tubacioneve. Në nje lëtër drejtuar drejtuar gazetës “RD” banorët shkruajnë se, tubacioni i ujërave të zeza është bllokuar në katin e parë të pallatit dhe si pasojë familjarët e katit të dytë janë detyruar ta nxjerrin tubacionin jashtë pallatit në gropën skeptike pranë dritareve të katit të parë. Banorët shprehen se i janë drejtuar disa herë njësisë bashkiake nr.7 dhe Bashkisë së Tiranës për këtë problem por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Letra e plotë e banorëve

Kjo banese ndodhet ne rrugen Ylbere Bylikbashi ne Tirane. Prej kater viteve qe banoret e katit te pare kane bere ankese prane bashkise dhe nuk kane marre as pergjigje, e jo me per ta zgjidhur. Si qendron e verteta e ketij tubi te ujrave te zeza nga jashte pallatit?

Shume vite me pare dy komshinjte i katit te trete dhe te dyte debatojne per nje difekt te tubit kryesor (kollona) nga brenda dhe me ne fund banori i katit te dyte vendos te mos e lejoje shkarkimet e ujrave te zeza nepermjet tubacioneve normale te hyrjeve ne pallat dhe ai detyrohet te nxjerr kete tub nga kati i trete ne gropen septike prane dritareve te banoreve te katit te pare. Keta te fundit jane ankuar dhe askush nuk pergjigjet ne njesine administrative Nr 7 ne Tirane.

Madje kerkesen e banoreve e derguan ne komisariatin numer 2 per ekzekutim sipas tyre! Ketu nuk ka konflikt te nderuar administrator te qytetit tone, por mosmarreveshje per eleminimin e difektit te linjes se ujrave te zeza dhe kaq, tubacioni nuk ka arsye te shkarkohet nga jashte pallatit! Ne mirepresim kujdesateret apo patronazhistet e minibashkise nr 7.

About Redaksia

Check Also

PS, organizatë kriminale, plani i vëllait të detutetit të Ramës për të vrarë Arben Ndokën

Në dosjen e SPAK të siguruar për BalkanËeb nga gazetarja Klodiana Lala, zbardhet një detaj …

Leave a Reply