Berisha: Më 6 dhjetor në orën 12:00 të gjithë në Bulevard, Rama kërkon të zhdukë opozitën

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një takim me krerët e degëve të Tiranës foli për protestën të cilën e ka paralajmëruar më datë 6 dhjetor. Berisha tha se të martën e 6 dhjetorit të gjithë duhet të jenë në Bulevard ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama kërkon të zhdukë opozitën.
“Ai që është sot kryeministër është një fatkeqësi kombëtare. Ndaj dhe ne do të jemi në shesh. Do të jemi në shesh kësaj radhe, më të mobilizuar se kurrë, sepse ditë pune është, ora 12:00 është. Por kur të thërret koha, nuk ka asnjë apel, kohës i përgjigjesh gjithnjë pa apel.
Nuk i kemi caktuar ne, i kanë caktuar të tjerë ndaj ne duhet të dalim në kohë aty.
Dua ti bëj thirrje të gjithe qytetarëve të Tiranës, biznesmenëve, të martën në orën 12:00 të gjithë në bulevard. U bëj thirrje biznesmenëve që nëse nuk vini vetë, mos pengoni punonjësit tuaj, sepse kjo është një betejë ndër më të rëndësishmet. Kjo do të jetë një protestë paqësore. I dimë detyrimet që kemi për sigurinë dhe mikpritjen dhe këto nuk i konfondojmë me asnjë lloj rrethane. Por zëri ynë do të jetë i pranishëm aty, zëri ynë do të jetë.
Ky është i vetmi vend në Europë që kërkon të zhdukë opozitën. U them gjithë shqiptarëve; Ramiz Aliaj ishte diktator pa asnjë diskutim. Të gjithë ata që e mendonin ata liberal, gabonin, se ai në pamje ashtu dukej. Por në fakt ai zvarriste të rinj në kufij, në vitin 1990, se ekzekutoheshin dhe thonin që po shkelnin rregulloren e kufirit. Mes tjerash kishte drejtuar propagandën më terroriste për 25 vite në Europë.
Por ama në fund ai pranoi pluralizmin dhe nuk bëri këto përpjekje që bën sot Edi Rama për të shndërruar PD-në, në një parti 2 përqindëshe, defakto për ta zhdukur nëpërmjet militantëve xhelatë të pluralizmit në gjykata. Jo nuk e bënte këtë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Akuza për vrasjet në Elabasan, Ambasada e SHBA paralajmërim për Ballën

Ambasada e SHBA ka mbajtur qëndrim pas akuzave të forta që janë bërë në adresë …

Leave a Reply

Your email address will not be published.