Berisha: Protesta jonë do të jehojë në Europë. Asnjë prej liderëve të BE nuk është zgjedhur me patronazhistë

Kryetari i PD, Sali Berisha, në takimin me krerët e degëve të Tiranës u shpreh se, kryeministri Edi Rama shkatërron vlerat europiane ndërsa shtoi se asnjë prej liderëve të BE-së nuk është zgjedhur me patronazhistë.
“Edi Rama de fakto ka shkatërruar dhe shkatërron këtu vlerat Europiane. Edi Rama është absolutisht përgjegjës penalisht për vepra që shkojnë në dhjetëra e dhjetëra vjeçarë që meritojnë dënime.
A mund ta lejë opozita shqiptare pa paraqitur atë ditë me vërtetësi të gjithë problematikën e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kurrë nuk mund ta lejë.
Unë kam bindjen se protesta jonë do të mirëpritet në mbarë opinionin Europian dhe botëror. Dhe nga liderat e këtyre demokracive, që për arsyet e tyre janë të mirëseardhur në Shqipëri. Ne e kemi përshëndetur vendimin e tyre për të ardhur në Shqipëri. Kjo përshëndetje e jona nuk ka asnjë lidhje me mikëpritësin e tyre, Edi Ramën.
Kjo përshëndetje e jona, për një nderim që u bëjnë qytetarëve shqiptarë me praninë e tyre dhe mundësinë që i japin opozitës shqiptare për të paraqitur para tyre dhe mbarë botës problematikat e mëdha që sot Shqipëria.
Vota e lirë, e kanë marrë patronazhistët. Asnjë nga këta lider nuk është zgjedhur me patronazhistë. Asnjë prej tyre në jetën e tij, nuk u ka bërë thirrje policëve, dilni e mblidhni vota.
Asnjë prej tyre nuk ka ndërtuar në shtetin e tyre, narkoshtetin që ka bërë Edi Rama.
Asnjë prej tyre nuk ka shkelmuar interesat kombëtare të vendit të tij, siç bën Edi Rama.
Asnjë prej tyre nuk ka vrarë shpresën dhe ti shndërrojë në popull gomonesh, të tejkalojë, Sirinë dhe Afganistanin siç jemi ne sot.
Të eksportojë krim dhe vetëm krim, më shumë se çdo gjë, krim dhe drogë.
Pra protesta jonë është një mesazh i fuqishëm i shqiptarëve që ne nuk pajtohemi me këto. Ne qëndrojmë për vlerat evropiane, për një Shqipëri të standardeve demokratike, të votës së lirë, të dinjitetit të qytetarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pollo: Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet më fort nga politikanët maqedonas e serbë!

Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet edhe më fort nga politikanët e aktorët publikë maqedonas …

Leave a Reply

Your email address will not be published.