Bylykbashi: Vota e anëtarëve i zë vendin vulës së kryetarit

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se primaret në PD janë tashmë kryelajm politik. Bylykbashi shkruan se, vota e anëtarëve i zë vendin vulës së kryetarit.

Statusi i Bylykbashit

Primaret në PD janë tashmë kryelajm politik. Vota e anëtarëve i zë vendin vulës së kryetarit. Në prag të një viti nga Kuvendi madhështor i 11 dhjetorit 2021, primaret janë kthyer nga gërmë në letër, ne realitet demokratik. E reja jeton tek ideja dhe veprimi.

Ishte pivilegj të prezantoja kandidatët për primaret në degën e PD në Durrës përpara kryesisë dhe strukturave drejtuese të grupseksioneve të PD. Igli Cara vjen me përvojën e gjatë politike si deputet i Durrësit  e drejtues i degës së PD përballë Armand Dervishit, i ri, nga një familje demokrate, i shkolluar për financë në Mbretërinë e Bashkuar ku edhe punon si profesionist. Përvoja dhe idetë e reja, angazhimi qytetar dhe profesionalizmi që synojnë bashkërisht që Durrësin t’ia kthejnë durrsakëve.

Shpejt kandidatët do të prezantojnë platformat e tyre përpara antarëve dhe simpatizantëve në një proçes që do të sigurojë barazi rregullash, por mbi të gjitha, votën më të gjerë të mundshme për antarët dhe simpatizantët e PD në Durrës.

Suksese Iglit dhe Armandit!

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply