Bardh Spahia: Fatura e përmbytjeve do i kalohet qeverisë për kompensim

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia pa nga afër dëmet në disa banesa dhe biznese në njësinë administrative Berdicë, aty ku uji mbërriti në pak minuta, pa ju lënë kohë banorëve për të marrin masa.

Banorët nuk e Bërdicës nuk e kanë mirëpritur as vizitën e një ditë me parë të kryeministrit Edi Rama, i cili shkoi deri në rrugën kryesore por nuk takoi asnjë banorë të prekur nga përmbytja.

Bardh Spahia kërkoi që në Shkodër të mos shkohet për show, teksa bëri krahasime të pakrahasueshme me 2010.

Gjatë bashkëbisedimit me familjet e prekura nga përmbytjet në Berdicë, kryetari i Bashkisë Spahia garantoi vlerësim real të dëmeve dhe fatura financiare do t’i dërgohet qeverisë për kompensim.

Aktualisht në Shkodër janë ende në ujë 1365 Ha si dhe 4 shtëpi me prezencë uji.

About Redaksia

Check Also

Mercedesi 121 mijë euro i Ramës i blerë me paratë e shqiptarëve

 Genta Vangjeli: Teksa propagandon kursime e mirëmenaxhim dhe përgjegjshmëri në përdorimin e fondeve publike, kryeministri …

Leave a Reply