Kejdi Spahiu prezanton kandidaturën në primare për Bashkinë e Beratit

Quhem Kejdi Spahiu 23 vjeçe dhe kandidoj për primaret e Partisë Demokrattike për Bashkinë e Beratit.

Si e re shqiptare ndjej dhimbje kur e shikoj vendin tim në këtë gjendje.
Ndrysimi duhet filluar diku, nga vetja apo nga qyteti yt. Vendimin për t’u futur në primare e konsideroj si pjesë të përpjekejs për të ndyshuar gjendjen ku vedni ynë ndodhet.
Mendoj se ka ardhur koha jo vetëm e përgjigjeve boshe, por e veprave.
Prandaj vendosa të marr përsipër këtë detyrë dhe me fjalën detyrë nënkuptoj atë ndaj ndaj qytetarëve beratas.

I dimë plagët e Beratit: papunësia, largimi drejt kryeqyteti e sidomso venbdeve të huaja dhe lufta e përditshme për të siguruar të nesërmen për veten dhe familjen.

Unë e dua qytetin tim, këtu linda dhe u rrita dhe këtu dua të japë gjithë kontributin tim.
Problematikat në qytetin e Beratit janë të shumta duke filluar nga arsimi që është baza e zhvillimit, duke e vazhduar me lagje si Vakëfi apo 28 nëntori të cilat i përkasin një Berati të lenë 100 vite mbrapa dhe rrugët në gjendje të mjerueshme.

Shëndetësia është një tjetër shqetësim i madh: mungesa e mjekëve detyron çdo qytetar të drejtohet në spitalet private.

Dhe më kryesori, për një qytet si berati, është turizmi. E vetmja gjë e kohës sonë është Pedonalja ndërsa 100 metra më larg kalon në mesjetë.

Me shpresën te fitorja dhe besimin në Zot, sot ndjej të nevojshme të kërkoj mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Beratit të ecim përpara së bashku, dhe duke bashkuar forcat ne do të jemi të pathyeshëm.

About Redaksia

Check Also

Rama tërhiqet nga leja për kullën që ‘pushtonte’ Ambasadën amerikane

Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi të shfuqizojë lejen e ndërtimit për Embassy Tower, kullën 47 …

Leave a Reply