Na la edhe Gjermania!

Japonia ka fituar me rikthim ndaj Gjermanisë me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin E në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Gjermanët ishin duke fituar dhe duke dominuar ndeshjen, por humbën në minutat e fundit përballjen e zhvilluar në Khalifa International Stadium të Dohas.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të gjermanëve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 33-të me anë të Ilkay Gundogan, i cili shënoi nga penalltia për 1-0.

Në fakt, Gjermani shënoi edhe në minutën e 44-të me anë të Kai Havertz, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Japonia befasisht u rikthye ‘egër’ duke luajtur si e barabartë, por arriti të shënoj në fund dy gola për të marrë një fitore të madhe.

Ritsu Doan (75’) ishte ai i cili nga afërsia shënoi golin e barazimit 1-1, ndërsa Takuma Asano (83’) shënoi golin e epërsisë 2-1.

Deri në fund, Gjermani tentoi ta barazojë rezultatin, por pa sukses, pasi Japonia në fund iu gëzua fitores.

Në ndeshjen e radhës, Gjermania luan ndaj Spanjës, teksa Japonia takohet me Kosta Rikën.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Sot zotohemi se pa votën e lirë nuk ka dhe nuk do ketë stabilitet në Shqipëri

Kreu i PD, Sali Berisha është zotuar para protestuesve demokratë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit …

Leave a Reply

Your email address will not be published.