Berisha paralamëron Ramën: Nuk njohim bllokim në Kuvend, betejë…

Rama do të përpiqet nesër të kalojë në Parlament dy projekte të vjedhjeve të mëdha që do ti bëhen shqiparëve. Projekti i parë është ai i buxhetit të shtetit dhe projekti i dytë është ai i Portit të Durrësit. Kryetari i PD, Berisha ka paralajmëruar betejë në Parlament të opozitës të vërtetë.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zbuluar skenarin që opozita do të zbatojë të enjten e 24 nëntorit në Kuvend, ku do të diskutohet mbi marrëveshjen aq shumë të kontestuar për Portin e Durrësit.

Berisha paralajmëroi se nuk do të njohin bllokim të fjalës në Kuvend dhe tha se beteja parlamentare do jetë shumë e ashpër.

“E ka vu cështje të parë në rend dite. Ne do qendrojmë me forcën më të madhe të fjalës, do përpiqen të na bllokojnë, nuk njohim bllokim më në Parlament se ai ka një urrejtje patologjike për fjalën, opozitën. Ndaj dhe parashikohet një betejë parlamentare shumë e fortë, shumë e fuqishme. Duhet të mbrojmë me vendosërinë më të madhe interesat e qytetarëve shqiptarë te buxheti, të qytetarëve të Durrësit te Porti i Durrësit”.

Kujtojmë që kryeministri Rama ka paralajmëruar se do jetë i pranishëm në Kuvend për të dhënë sqarimet e nevojshme lidhur me këtë marrëveshje.

“Nesër e kemi në ditë shumë të rëndësishme në Parlament duhet të përgatitemi me gjithë mundësitë tona të mbrojmë interesin publik se kurrë këto nuk janë imagjinuar se mund të ndodhin. Nuk është paraqitur asnjëherë një marrëveshje plackitëse”, përfundoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Reagon SHBA: Të skandalizuar nga sulmi ndaj Berishës

SHBA reagon për sulmin ndaj kreut të PD, Sali Berisha. Nje zedhenes i ambasades se …

Leave a Reply

Your email address will not be published.