Berisha: Kompania EMS kërcënon me arbitrazh, rrezikohet një gjobë 200-300 milionë euro

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar tha se, Kompania EMS kërcënon me arbitrazh, rrezikohet një gjobë 200-300 milionë euro pasi ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore të portit të Durrësit.
“Por nuk janë vetëm këto. Sot, të nderuar deputetë, kompania gjermane EMS Shipping and Trading, e referuar si EMS, i është drejtuar me një letër parlamentit shqiptar.
Kompania ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore të portit të Durrësit.
Ka një detyrim investimi vetë prej mbi 15 milionë euro.
Kompania i drejtohet parlamentit: ne kemi shqyrtuar projektligjin dhe marrëveshjen kuadër së bashku me anekset të publikuar në faqen e Kuvendit. Ato bien ndesh me marrëveshjen e koncesionit të EMS.
Kompania konstaton se qeveria apo binomi Rama-Balluku po mashtrojnë.
Sipas relacionit shpjegues, të projektligjit, aktiviteti i portit të Durrësit, as nuk do ndërpritet dhe as pengohet gjatë zhvillimit të projektit.
Kompania thotë se gjuha e relacionit, edhe pse e paqartë, nuk është në dijeni të një afati kohor brenda të cilit qeveria shqiptare është në gjendje të ndërtojë një port të ri.
Sipas kontratës, EMS thotë se ruan të drejtën që të marrë masa ligjore për përfundim të parakohshëm të kësaj kontrate, që mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro pa asnjë hezitim.
Shqiptarët do paguajnë haraçin, përveç 2 miliardë për portin e ri, do paguajnë edhe gjobat e tmerrshme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pollo: Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet më fort nga politikanët maqedonas e serbë!

Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet edhe më fort nga politikanët e aktorët publikë maqedonas …

Leave a Reply

Your email address will not be published.