Mega-afera e portit/ Berisha: Basha e Rama janë bashkë, menaxheri i Emaar menaxher i Bashës

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar tha se, Basha e Rama janë bashkë në aferën e porrtit të Durrësit. Sipas Berishës, menaxheri i Emaar vazhdon të jetë menaxher i Bashës. Berisha tha se, Porti i Durrësit përbën aktin më madhor të krimit ekonomik të një organizate të strukturuar kriminale, me të cilin shqiptarëve u grabitet pasuria e tyre kombëtare numër një.
“Çështje tjetër, jashtëzakonisht e rëndësishme e rendit të ditës është afera mafioze, korruptive në historinë e Shqipërisë dhe të Europës, porti i Durrësit.
Porti i Durrësit përbën aktin më madhor të krimit ekonomik të një organizate të strukturuar kriminale, me të cilin shqiptarëve u grabitet pasuria e tyre kombëtare numër një.
Përbën aktin mafioz, me të cilin Edi Rama shkriu aksionet dhe me ish-kreun e opozitës, për t’i bërë gjëmën shqiptarëve dhe pluralizmit politik.
Përbën aktin, dhe kur e them këtë, duhet të sqaroj shqiptarët se kur mediat njoftuan se menaxheri i Emaar dhe menaxheri i kompanisë familjare, Basha, ishte i njëjti person, çfarë ndodhi?
U them këtu atyre që thonë se po bëjnë politikë, nuk po bëj politikë, ky menaxher doli e tha se dhashë dorëheqjen nga kompania Basha.
I pari, unë e besova që dha dorëheqjen. Por unë dhe të gjithë ata që besuam se kjo ndodhi, gabuam. Sepse pikërisht kjo nuk kishte ndodhur. Ky ishte një mashtrim, sepse një muaj më vonë, ky dopio-menaxher, u gjet se vazhdonte punën në kompaninë Basha.
Menaxheri nuk dha dorëheqje nga Emaari, nuk deklaroi se do dorëhiqej dhe do mbetej menaxher i Bashës. Por pas një muaji ai vazhdonte menaxher i të dy kompanive.
Ky përbën një akt shekspirian në kuptimin e gllabërimit të opozitës. Të kreut të opozitës. Me një aferë të tmerrshme mafioze”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shehu: Berisha në arrest politik, do ta lirojmë me rezistencën tonë!

Deputeti i PD, Tritan Shehu, duke folur në ditën e 87 të tubimit qytetar në …

Leave a Reply