Berisha zbardh aksionet e Bashës tek afera e Portit të Durrësit

Nga fjala e Kryetarit të PD në mbledhjen e Grupit Parlamentar

Porti i Durrësit përbën aktin më madhor të krimit ekonomik të një organizate të strukturuar kriminale me të cilën shqiptarëve u plaçkitet pasuria numër një. Përben aktin mafioz në të cilën Edi Rama shkriu aksionet dhe me ish kreun e opozitës, për t’i bërë gjëmën shqiptarëve dhe pluralizmit politik.

Duhet të sqarojmë shqiptarët se kur mediat njoftuan se menaxheri i Emar dhe menaxheri i kompanisë familjare Basha ishte i njëjti person, cfarë ndodhi? Unë nuk po bëj politikë. Ky menaxher doli dhe tha se unë dhashë dorëheqjen nga kompania Basha. I pari unë besova se dha dorëheqjen, por unë dhe ata që besuam se kjo ndodhi besuam. Kjo nuk kishte ndodhur dhe ishte një mashtrim. Një muaj më vonë, ky dopio menaxher u gjet se vazhdonte detyrën në kompaninë Basha. Dopio menaxheri nuk dha dorëheqjen nga Emar, ai tha se dhashë dorëheqjen nga Basha. Por në fakt ai vazhdonte menaxher i të dy kompanive.

Ky përbën një akt shekspirian në kuptimin e gllabërimit të opozitës në një aferë të tmerrshme mafioze. Është aspekti i tretë shumë i shëmtuar për portin e Durrësit.

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Basha nuk di të bëjë llogari, ndaj mbështet SPAK pa pasur asnjë vërejtje!

Analisti Fatos Lubonja u shpreh gjatë emisionit ‘Open’ se Lulzim Basha nuk di të bëjë …

Leave a Reply