Përmbytjet, buxheti 2023 planifikon shpenzime luksi dhe jo për fermerët e bujqësinë

Përmbytja e tokave/ Projekt-buxheti i vitit 2023, ka planifikuar shpenzime luksi dhe jo për fermerët dhe bujqësinë. Ja 12 kategoritë ku qeveria do të shpenzojë qindra miliona lek.

Deklaratë e Drejtuesit të Departamentin të Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani

Shqipëria përmbytet sa herë bie një ditë shi, dhe këtë fatkeqësi ciklike nuk duhet t’ia lëmë dorës së Zotit, por dorës së robit në arkën e shtetit dhe në xhepin e çdo shqiptari.

Një shembull i kësaj kleptokracie dhe shpërfilljeje totale është edhe vendimi i Ministrisë së Bujqësisë për të përdorur miliona lekë për zyra luksoze, kondicionerë të serisë së fundit, makina etj.

Kështu, në projekt-buxhetin e vitit 2023, janë planifikuar shpenzime qe s’kanë asnjë lidhje me bujqësinë dhe fermerët. Jo vetëm kaq, por harrohen dëmet ciklike që i vijnë fermerëve dhe blegtorëve nga përmbytjet në disa zona të vendit, siç e pamë në Shkodër, Lezhe dhe Durrës.

Më poshtë një listë harxhimesh që ministria e Bujqësisë nuk ka përtuar të fusë në buxhet për vitin që vjen:

1-Blerje pajisjesh kompjuterike dhe zyrash për aparatin e MBZHR-7 milion lek

2-Rikonstruksion i sallës së mbledhjeve – 4 milion lek

3-Ndertim godine dhe mobilim zyrash për Drejtorinë e Përgjithshme te AKVMB – 51 milion lek

4-Ambiente të rikonstruktuara për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit….

5-Permiresimi i sistemit te menaxhimit te informacionit për skemat kombëtare AZHBR -187 milion lek lek

6-Sisteme online per skemat IPARD dhe sisteme te reja – 163 milion lek

6- Blerje Kondicioneresh – 1,2 milion lek

7-Blerje 7 Automjetesh – 3,3 milion lek

8-Pajisje për furnizim energjie te pandërprerë (bateri + inverter) – 9,6 milion lek

9-Rikonstruksion i Dhomës së Serverit – 20 milion lek

10-Pajisje kompjuterike në AREB – 4,2 milion lek

11-Blerje pajisjesh kompjuterike, Laboratorike dhe mekanike per disa QTTB- 15,8 milion lek

12-Rikonstruksione ne disa QTTB

Të gjitha këto kapin shumën e 466 milion lekëve. Të gjitha shpenzime, jo investime. Është stili i kësaj qeverie që shpenzon dhe nuk investon, sepse i intereson xhepi i vet dhe jo mbarëvajtja e vendit.

Për ato që mund të konsiderohen investime qeveria Rama ka një objektiv me qitje të largët.

Sipas skemës qeveritare “Vepra të mbrojtjes nga përmbytja të rehabilituara/ndërtuara (argjinatura gjatësore dhe panele tërthorë) me një total prej 300 km do te ndërtohen nga 35% në 39% në vitin 2025”.

Pra, vendi do të vazhdojë të përmbytet, sepse i duhen edhe 17 vite me buxhetin e parashikuar nga Ministria e Bujqësisë që të ndërtohet dhe rehabilitohen të gjitha argjinaturat.

Me një qeveri të tillë Shqipëria e ka dhe do ta ketë kryet nën ujë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Sot zotohemi se pa votën e lirë nuk ka dhe nuk do ketë stabilitet në Shqipëri

Kreu i PD, Sali Berisha është zotuar para protestuesve demokratë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit …

Leave a Reply

Your email address will not be published.