Pse Basha kërkoi zgjatjen e mandatit për kreun e SPAK, Arben Kraja?

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv se, SPAK duhet të godiste zyrtarët e nivelit të lartë të përfshirë në korrupsion ndërsa shtoi se, partnerët nuk janë të kënaqur me arritjet e këtij institucioni.

Sipas Anduena Llabanit, dënimet që ka dhënë SPAK janë minimale, teksa përmendi ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri. Gazetarja ngriti pyetjen se, përse Lulzim Basha kërkoi zgjatjen e mandatit të kreut të SPAK, Arben Kraja.

“A ka gjuajtje të politikës për të patur kreun e SPAK në dorë? Drejtuesi i SPAK, ka qenë opozita e mëparshme që mori një iniciativë për të zgjatur mandatin e kreut të SPAK.

Pse u kërkua nga Basha që kreu aktual i SPAK të vazhdonte të mbante mandatin për disa vite të tjera. Janë duke u bërë ndryshime që duket se do pasojë kreun e ri që do vijë. Kjo e mbajti peng Arben Krajën për të vazhduar stafetën.

SPAK mbyll një mandat 3-vjecar, me rezultatet dhe pritshmëritë që ka patur dhe nga pertnerët, janë shumë pak të kënaqur për arritjet e tij.

Dënim minimal ndaj ish-ministrit të Brendshëm, me shumë presione kemi një SPAK që përplaset te Gjykata e Lartë për të marrë Tahirin për akuzat që pretendonte”, tha Llabani.

About Redaksia

Check Also

Reagon SHBA: Të skandalizuar nga sulmi ndaj Berishës

SHBA reagon për sulmin ndaj kreut të PD, Sali Berisha. Nje zedhenes i ambasades se …

Leave a Reply

Your email address will not be published.