Berisha-Ballës: Je akuzuar për vrasjen e avokatit Ravik Gurra, shko dhe përballu me drejtësinë

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është akuzuar për vrasjen e avokatit Ravik Gurra. Berisha tha se ai duhet të shkojë përpara drejtësisë.

“Shpirti i avokatit Ravik Gurra kërkon drejtësi. Ti je akuzuar për vrasjen e tij. Ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona. Nuk mundet një i akuzuar për vrasje, një njeri i akuzuar se ka porositur vrasjen në Elbasan, të marrë fjalën këtu.

Nxirreni jashtë parlamentit, të shkojë në prokurori.  Si ju duket akuza se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës? Shko dhe përballu me prokurorinë. Mos përdor imunitetin. Hera e dytë që akuzohesh për vrasje,” tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Shqipëria në rrezikun e saj më të madh ekzistencial!

Nga protesta në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, kreu i demokratëve Sali Berisha ngriti alarmin se …

Leave a Reply

Your email address will not be published.