Nikolla nuk i jep fjalën Berishës, kreu i opozitës transmeton live në Facebook

Kuvendi shënoi të tjera momente skandaloze, pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nuk i dha fjalën kreut të opozitës, Sali Berisha.

Ky i fundit e kërkoi fjalën pas akuzave dhe fyerjeve nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Ashtu si herën e kaluar, kryetari i PD, nisi transmetimin LIVE nga rrjetet sociale, teksa ishte te foltorja.

Berisha e akuzoi Nikollën se nuk po i jep fjalën në mënyrë të padrejtë.

“Të drejtat tona do zbatohen këtu,” tha Berisha.

“Unë përfaqësoj këtu kundërshtarët tuaj. Nëse dhunoni të drejtat tona, do nisim qëndresën në Kuvend. Këta këtë duan, që të vendosin censurën, terrin. Kur vjedhin, duan të vendosin terrin,” tha Berisha.

“Për ju nuk ekziston rregullorja, ekziston vetëm neni i vjedhjes dhe plaçkitjes”.

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply