Berisha: Shqiptarët do paguajnë 2 miliardë euro për portin e ri, nuk ka burg që e mban Ramën

Kryetari i PD, Sali Berisha, tha në Kuvend se me marrëveshjen e re, do të zhduket porti mijëravjeçar i Durrësit. Ai tha se shqiptarët do paguajnë edhe 2 miliardë euro për portin e ri.

“Sot, ky port asgjësohet me gjithë qindra e qindra milionë euro investime në këtë port këto 30 vite dhe më parë. Kapaciteti i tij është aktualisht 8 milionë ton mall përpunimi dhe ka arritur në 4.8 milionë. Pozicioni i tij në shekuj dhe mijëvjeçarë është përcaktuar si më i përshtatshmi për trojet arbnore,” tha Berisha.

“12.600 apartamente, 900 njësi akomodomi hoteliere. Do mblidhen këtu mamuthët e Shqipërisë dhe Lindjes së Mesme. Do kenë edhe jahtet përkarshi. Kurse shqiptarët popull gomonesh, do jenë shërbëtorë ose do largohen në Europë.

Porti i ri kushton 2 miliardë euro. Nga do dalin këto 2 miliardë euro? Nga taksapaguesit e varfër shqiptarë.

Thërrisni arsyes nëse keni ndërgjegje njerëzore. Hidheni poshtë këtë marrëveshje. Mos u përpiqni ta mbuloni duke shkurtuar kohën e diskutimit. Marrëveshja shkel MSA-në, Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Marrëveshja nuk respekton asnjë rregull dhe asnjë ligj dhe Edi Ramës i është dhënë asnjë garanci që asnjë qeveri të mos mund ta padisë mbrapa.

Edi Rama, i bindur të jesh se te porti i marinës do përfundosh vetë,” tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protesta, Berisha përshëndet liderët europianë: Garantojmë siguri të plotë miqve tanë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi si antikushtetues dhe të diktuar nga Edi Rama refuzimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.