Manjani-Ballës: Përse u vra avokati Rafik Gurra?

Nga Ylli MANJANI

Ravik Gurra në kursin tonë në Fakultet ishte hazërxhevap.
Nuk ta përtonte as përgjigjen e as batutën therëse.
Në ato vite filluan dhe protestat studentore dhe Raviku ishte promotor i zjarrtë i tyre.

Pas shkollës, provoi të punonte në Shqipëri, por disi u josh të largohej në Angli. Punoi e krijoi familje atje.

U kthye në Shqipëri relativisht vonë. Kishte marrë kulturë të mirë Angleze.

“U ktheva. Anglia është e mirë për fëmijët, jo më për mua”- më tha kur e takova atë vit sapo ishte kthyer.

Nuk kisha dëgjuar më për të deri ditën që mësova lajmin e kobshëm të vrasjes. Shokët e mi gjykatës e prokurorë që kishin më shumë njohje pune me të më thanë se nuk e kuptonin aspak pse e vranë.

U trishtuam shumë!
Nuk ka pse vritet avokati.
Pse duhej vrarë Raviku?!

Këto ditë lexova për disa përgjime dhe për një Taulant të PS-së, që mund të ketë dijeni për këtë ngjarje.

O Taulant!
O SPAK!

Duam ta dimë,përse u vra avokat Ravik Gurra?!

About Redaksia

Check Also

Primaret, leksion demokracie!

Nga Rezenbrik SERJANI 4 dhjetori, dita e djeshme, dita e aplikimit te Primareve brenda nje …

Leave a Reply

Your email address will not be published.