Portugalia mposht Ganën, Ronaldo e thyen një rekord të madh

Portugalia dhe Gana luajtën në “Stadium 974” sfidën e vlefshme për Grupin H të Botërorit të Katarit. Portugezët fituan me rezultatin 3-2, duke siguruar tri pikët e para në grup.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, edhe pse Ronaldo shënoi, por goli i tij u anulua për një faull ndaj kundërshtarit.

Në pjesën e dytë shpërthejnë golat. Në minutën e 64-t, Cristiano Ronaldo fiton një penallti, të cilën e ekzekuton vetë, duke zhbllokuar rezultatin, 1-0 për Portugalinë.

Gana reagon mjaft shpejt dhe në të 73’ Ayew barazon shifrat 1-1.

Por, sërish Portugalia rikthen avantazhin, madje duke realizuar dy herë radhazi.

Në minutën e 78-të Joao Felix kalon portugezët në avantazh 2-1, ndërsa për të tretin mendon Rafael Leao (80’).

Gana shkurton diferencën e golave në 3-2 me anë të Bukari (89’), por që i vlen sa për të vulosur rezultatin përfundimtar 3-2.

Portugalia arriti të kalojë në epërsi e para ndaj Ganës. Ishte Cristiano Ronaldo që e fitoi penalltinë dhe vet e shndërroi në gol në minutën e 65-të të ndeshjes. Ky gol ka një rëndësi të madhe për yllin portugez.

Ai bëhet lojtari i parë që arrin të shënojë në pesë Kampionate Botërore.

2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022 janë Botëroret në të cilat pesë herë fituesi i Topit të Artë është regjistruar në listën e golashënuesve.

About Redaksia

Check Also

“Rezultat i madh”, Ancelotti: Sakrifikuam, Guardiola: Nuk kam asnjë peng!

Reali theu një mitin në “Etihat”, ndërsa Ancelotti vendosi një tjetër rekord, kjo është hera …

Leave a Reply