Rama: Përmbytjet ndodhën nga ngrohja globale, nuk shpallim emergjencën!

Kryeministri Edi Rama u justifikua sërish në Kuvend për përmbytjet në vend. Ai tha se, përmbytjet kanë ardhur për shkak të ngrohjes globale, ndryshe nga sa ndodhte në kohën e qeverisjes së PD.

“Ne kemi pasur në atë kohë shumë më tepër përmbytje, kur nëpër botë përmbytjet ishin gjë e rrallë. Sot ato ndodhin, por që të kthehemi përsëri që ka përmbytje e përmbytje, sepse kur kam folur, atje përmbytja ka qenë e robit jo e Zotit. Uji në përmbytjen e atëhershme vajti deri në çati.

Nëse unë marr kamerën e iPhone-t tim dhe fus në një vrimë me ujë këtu në të djathtë të korridorit mund të simuloj një përmbytje globale. Por realiteti është ky që them dhe fatmirësisht këtë herë nuk flas unë, flet Bashkia e Shkodrës që është drejtuar dhe vazhdon të drejtohet jo nga PS, por nga më të flaktit e më të përvëluarve të asaj që dikur quhej PD,” tha Rama.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend nënvizoi se nuk është e nevojshme shpallja e gjendjen së emergjencës për përmbytjet. Rama nënvizoi se në Shkodër ka pasur vetëm 30 banesa të përmbytura dhe 15 në Durrës.

About Redaksia

Check Also

Bardhi i nxjerr shifrat Iris Luarasit: Qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit, je rrogtare e Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, po flet …

Leave a Reply