Mega-afera e Portit të Durrësit ka rindezur debatet në Kuvend. Deputeti i PD, Edmond Spaho iu përgjigj kryeministrit Edi Rama me të një njëten ‘monedhë’. Spaho tha se, pas marrëveshjes së Portit të Durrësit qëndron një aferë e madhe dhe bëri thirrje për transparencë. Në fund ai u kujdes t’i përgjigjet kryeministrit, i cili me fjalët e Nolit ofendoi opozitën duke i quajtur “gomarica”. Spaho tha se, nëse kryeministri do të jetonte në kohën e Nolit vallë si do ta quanin?…
Edmond Spaho: Desha të dija se cili është këndvështrimi juaj në lidhje me këtë çështje. Pse Komisoni Europian anulon një kredi afro 30 milion euro për ndërtimin e Portit të Durrësit. Tre nene a i keni dhënën përgjigje. Megjithse ministrja foli gjysmë ore e ministri më shumë nuk la vepër të Nolit pa cituar nuk na tregoi se kush do e ndërtojë Portin e Durrësit.
Unë do të isha gati për ndërtimin e një porti të ri por para se të fillojmë e ta prishim duhet të projektojmë atë të riun, kush do ta ndërtojë nga do të dalin paratë që jan 2 miliardë euro e nuk na thatë gjë. Ju po thoni që shërbimet e sotme të Portit do të tranferohen në Porto Romano.
Pyetja e tjetër që kam dhe e kam me kryeministrin. Pse i mashtron qytetarët shqiptarë? Ju e dini që në Lalëz, qeveria ka miratuar ndërtimin e 2 porteve që do kenë kapacitet 560 anije për t’u ankoruar aty në një kohë kur ky port ka 280.
Pse e mashtroni qytetarin? Në portet e tjera do të jenë 560 dhe gjatësia 140 metra. Na folët për heroizmat në Dubai. Na i tregoni se ne gjinia e shenjtë kemi parë vetëm heroizmat mbi biftekët e florinjtë te Nusreti.
Zonja kryetare, dua të bëj replikë me të gjithë ofendimet i drejtoi opozitës. Na tha gomarica, të paktën të na kishte thënë gomerë. I referohej Nolit dhe Konicës për të gjithë epitetet. Nuk i kam lexuar sa kryeministri dhe Elisa. Po them një pjesë të Bob Dylan, ‘man gave names to all animals’. Ne, Gjel deti s’ja vëmë dot se s’ka në Surrel, as fushe s’ja vëmë dot. Luan, tigër, leopard s’ja vëmë se i mbush brekushet e Surrelit. Hienë ndoshta se ha vetëm mish kurse ky ha vetëm një gjë.