40 milionë euro vlera e kokainës të Drejtorit të Ramës, do pastroheshin tek kullat, reagimi i SPAK

SPAK ka deklaruar sot se vlera e kokainës për të cilën është arrestuar Drejtori i Ramës kap vlerën e 40 milionë eurove. Eshtë e qartë se këto para të trafikut të kokainës do të pastroheshin në ndërtime, kryesisht tek kullat në Tiranë, por edhe tek afera e Portit të Durrësit.

Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin antidrogë ku u zbulua laboratori i kokainës në Fier. Në një deklaratë për mediat SPAK bën të ditur se janë sekuestruar 430 kg lëndë narkotike kokainë Ajo kapte vlerën e 40 milionë euro.
Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 15,910 euro, 3 kallashnikovë, 3 pistoleta, 108 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Po ashtu janë sekuesturar edhe 18 telefona, 5 automjete, 2 lap topë, 2 armë gjahu dhe 20 paleta me 24 tonë pleh artificial.

“Kemi regjistruar që në fund të korriku veprën penale për trafik të lëndëve narkotike. Ky procedim është hetuar në bashkëpunim të ngushtë me policinë e shtetit, BKH dhe disa agjenci të huaja ndërkombëtare dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet malazeze të drejtësisë. Ekzistonin të dhëna se në maj 2022 në portin e Kolumbisë ishte ngarkuar një ngarkesë me pleh kimik. Ajo do të shkonte në Pire Greqi dhe më pas në Mal të Zi i porositur nga një shtetas shqiptar. Kanë vijuar hetimet dhe nga verifikimi që kanë bërë autoritetet shqiptare rezultoi se porositës i mallit ishte një shtetas shqiptar. Ai kishte hapur një aktivitet tregtar në Shqipëri në 2022.

Pasi sasia me pleh ka mbërritur në Shqipëri janë kryer veprimet doganore. U pa e udhës që të mos ndaleshin vetëm te porositësi, por dhe të organizatorët, bashkëpunëtorët. Nga ana e GJKKO janë autorizuar dhe janë pranuar kërkesat tona për arrestimin e 4 persona. 10 masa sigurimi janë ekzekutuar dhe 14 për kontrolle.”, tha Prokurori i çështjes.

About Redaksia

Check Also

Arrestohet kreu i “SPAK” në Malin e Zi, akuza për persekutim të opozitës dhe organizatë kriminale

Ish-kryeprokurori i posaçëm i Malit të Zi Milivoje Katniç dhe ish-zyrtari i lartë i policisë …

Leave a Reply