Berisha: Më 6 dhjetor në orën 12:00 të shprehim mbështetjen për vlerat evropiane

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në protestën e 6 dhjetorit për të dëshmuar vlerat tona.

“Sikundër, garantoj dhe siguroj se PD vendosmërisht, përcaktohet për një tubim, i cili ka synim më madhor paraqitjen më dinjitoze dhe civile dhe ka në konsideratë të plotë garancinë e sigurisë së miqve që vijnë, respektin e hekurt dhe rigoroz të rregullave të mirëpritjes shqiptare.
Ky është qëndrimi.

Ndërkohë thirrja ime është për çdo shqiptar, të dalin atë ditë të protestojnë, për të dëshmuar përkushtimin tonë jetik ndaj vlerave evropiane, vlera të cilat në këto 8 vite janë bjerrur, janë deformuar dhe deri diku zhdukur nga regjimi i narkoshtetit të Edi Ramës, që e kanë konsideruar Shqipërinë që feston 110-vjetorin e pavarësisë, 53 vende më poshtë se shteti i ri i pavarur i Kosovës në treguesit e zbatimit të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve, por mjerisht edhe katër vende nën diktaturën moniste të Vietnamit

Pikërisht është dhunimi i këtyre vlerave, absolutisht faktori më themelor i shndërrimit të shqiptarëve për herë të dytë në 30 vite në boat-people. Në njerëzit e gomoneve.

Ju besoj se i patë statistikat e djeshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Shqiptarët tejkalonin me distancës sirianët dhe afganët.

Është një rast për të shprehur me dinjiteti, me civilitet, zërin tuaj, para lidershipit të BE.

Është e martë, është ditë pune, ora 12, por sakrifica ia vlen. Unë kam besim se do jenë të pranishëm.

Ftoj nxënësit e shkollave që atë ditë t’ia kushtojnë të ardhmes së tyre evropiane, ftoj studentët e tyre nga mbarë vendi, të mblidhen në Tiranë.

Është një rast unik, i papërsëritshëm, që ne të shprehim mbështetjen tonë të fuqishme për vlerat evropiane. Janë kaq në rrezik në Shqipëri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kalaja kallëzon në SPAK Lulin, Aurela Bashën dhe Erion Isufin për gjobëvënie

Adriana Kalaja në cilësinë e Kryetares së Gjykatës së PD ka bërë me dije se …

Leave a Reply