Berisha: Kush investon tek afera e Portit të Durrësit do të konsiderohet bashkëpunëtor në krim

Kryetari i PD, Sali Berisha tha sot se, opozita nuk do e lejojë projektin mafioz të Portit të Durrësit. Ai tha se, 700 milionë euro apo 1 miliard, i përkasin investitorit të klanit Rama. Para droge, para krimi, para të pista. Durrësi shndërrohet në simbolin e një mega-lavatriçeje të tmerrshme

“Ai që quhet investitor strategjik, thotë se do investojë në këtë projekt 79 milionë. Dhe do marrë kredi po kaq nga banka. 700 milionë euro apo 1 miliard, i përkasin investitorit të klanit Rama. Para droge, para krimi, para të pista. Durrësi shndërrohet në simbolin e një mega-lavatriçeje të tmerrshme.

Këtu para jush kam denoncuar operacionin, vjedhjen e tmerrshme me Bitcoin. Këtu kanë zbarkuar policitë e vendeve evropiane, sepse rrjeti i Call-Centerave të biznesmenit të pushtetit, Amant Josifi, që ka mbulimin e plotë të Olsi Ramës, u ka vjedhur investitorëve, qytetrarëve europianë, 2.2 miliardë euro. Duke i joshur, duke i mashtruar. Blini Bitcoin dhe vendosini në këtë aplikacion se kompania jonë do ua vlerësojë 20 përqind më shumë. Dhe ky Bitcoin kalon në kuletat e hajdutëve shqiptarë. Ose depozitohet në Emirate.

Me këtë mekanizëm, Rama do ia kalojë edhe princit të Emirateve me pasuri.

Alabar është i pasur, Rama do bëhet edhe më i pasur se ai. Po ndërton Dubain e klanit të tij. Po mjeron shqiptarët. Sepse portin e Durrësit, nuk ekziston më as Emaari, askush tjetër, përveç taksapaguesve shqiptarë.

Ne, edhe njëherë, garantojmë se këtë projekt nuk do e lejojmë.

U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, mos shpenzoni asnjë lek në këtë zonë krimi gjigant. U bëjmë thirrje kompanive shqiptare, mos u bëni ortakë në këtë vjedhje monstruoze të pronës publike.

Tani zëvendësja dhe bashkëpunëtorja në vjedhje e Ramës deklaron se do jenë 200 hektarë. Belinda Balluku. Çdo njëri që merr përsipër të investojë, do i ketë paratë e humbura dhe do konsiderohet bashkëpunëtor në krim.

Parlamenti ishte arenë solidariteti në këtë krim monstruoz. Por populli shqiptar do thotë fjalën e tij. Parlamenti mbrëmë, gjithçka u bë në errësirë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kalaja depoziton në SPAK kallëzim ndaj Veliajt, Ramës, Lindita Ramës e Artan Lames

Sot me emrin tim personal, unë Adriana Kalaja, depozitova në SPAK 2 kallëzime: 1. Kundra …

Leave a Reply

Your email address will not be published.