Zhupa: Qeveria kërkon t’u mbyllë gojën artistëve me ligjin komunist “agjitacion dhe propagandë”

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë. Zhupa thotë se, urdhri i dalë nga Ministria e Kulturës kërkon t.u mbyllë gojën artistëve sipas metodave komuniste të nenit 55 për agjitacion propagandë.

“Një urdhër antiligjor dhe antikushtetues detyron artistët e operas dhe baletit e ansamblit popullor të marrin leje për të dhënë mendimet e tyre dhe për t’u shprehur lirisht. Liria e shprehjes është e garantuar me kushtetutë (neni 22) dhe ska urdhër nga lart që mund të zhduki të drejtat e fituara edhe me gjak”, shkruan Zhupa në Facebook.

Postimi i plotë

Mbyllja e gojës artistëve sipas metodave komuniste të nenit 55 për agjitacion propagandë është skandali i rradhës i ministrisë së kulturës. Shkelje flagrante e kushtetutës dhe e kodit të punës.

Një urdhër antiligjor dhe antikushtetues detyron artistët e operas dhe baletit e ansamblit popullor të marrin leje për të dhënë mendimet e tyre dhe për tu shprehur lirisht. Liria e shprehjes është e garantuar me kushtetutë (neni 22) dhe ska urdhër nga lart që mund të zhduki të drejtat e fituara edhe me gjak.

Të jesh artist mbi të gjitha je njeri i lirë, i pavarur! Këto shkresa bajate janë shprehje e frikës se keqmenaxhimi dhe aferat mund të diskutohen lirisht në portale, media e mediume të tjera.

About Redaksia

Check Also

Homazhe në Tiranë për efektivin Afrim Bunjaku i cili u vra nga terroristët serbë

Mbrëmjen e kësaj të hëne, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë po mbahen homaxhe në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *