Albert Mëlyshi prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Mirditës

Të nderuar anëtarë/e dhe simpatizantë të PD Mirditë!
Të nderuar Mirditorë!

Unë jam Albert Mëlyshi dhe kandidoj në primaret e Partisë Demokratike për bashkinë e Mirditës.
Kemi një administratë të tejfryrë në bashkinë ton, me rrogtarë që nuk dinë ku punojnë, që dinë vetëm bankomatin për të tërhequr paratë, dhe punonjës që shtohen për favore elektorale.
Qytetarët presin koridoreve, dhe punonjësit shëtisin kafeneve.
Sot bashkia Mirditë numron mbi 600 punonjës, nga 210 në organikë. Pra 400 më shumë. 400 punonjës, duke llogaritur vetëm pagën mesatare 320 mijë lek, bëjnë 1 miljon € në vit që bashkia i shpenzon me paga pa asnjë efektivitet.
Ky është sistemi që është ngulur në bashkinë tonë, që kërkon një reformë të thellë e të gjithanshme.
Duhet pranuar fakti që, për 30 vite pushteti lokal në Mirditë, një pjesë e mirë e tyre edhe nga demokratët, mirditorët janë qeverisur keq.
Që Mirdita të zhvillohet më së pari duhet ta duash, ta duash para çdo partie.
Mirdita jonë ka histori që duhet të bënte krenar një shtet. Ka natyren, kulturën dhe traditën që do të gjeneronin turizmin.
Mirdita ka resurse nëntoksore që do ridimensiononte ekonominë lokale, ka njerëz me vlera të larta intelektuale, morale e njerëzore, biznesmenë të suksesshëm, që janë tretur nëpër botë dhe kurrë nuk u është shtrirë dora e bashkëpunimit në interes të saj.
Mirdita vetëm është shfrytëzuar për interesa përsonale e politike.
Shkurt…Mirditën nuk e kanë dashur.
Gjithçka thashë më sipër, e shumë të tjera si këto, më kanë nxitur të kandidoj në procesin e primareve në PD Mirditë, proces i cili u jep të drejtën demokratëve të përzgjedhin kandidatin e PD për Bashkinë Mirditë dhe heq përfundimisht kryetarokracinë duke deleguar tek çdo demokrat peshen e votës së lirë dhe mundësinë e vendimmarrjes.
Gara brenda llojit ka sjellë shpesh krisje brenda strukturës, por garantoj anëtarët dhe mbështetësit e PD se do mbështetet e punohet fort për secilin kandidat që demokratët do zgjedhin.
Ky është e do jetë qëndrimi im sot e nesër pavarësisht çdo rezultati.
Është punuar këto kohë e po punohet fort për afrimin e çdo demokrati, me qëllimin e vetëm që me 15 maj, Mirdita e mirditorët të kenë në shërbim të tyre institucionet lokale.
Së bashku, nëpërmjet votës, garës së hapur e të ndershme mund të japim një leksion politik.

About Redaksia

Check Also

Dy kolumbianët kanë dalë nga burgu, iu kanë gjetur nuse dhe jetojnë të lumtur në Shqipëri!

Nga Flamur VEZAJ Kur thua “Xibraka”, mua më kujtohet ai ministri trupshkurtër, i dënuar tashmë, …

Leave a Reply