Berisha: Amendamentet e opozitës u rrëzuan, i mbetet populli të reagojë

Kryetari i PD, Berisha tha se, amendamentet e opozitës u rrëzuan, tani i mbetet popullit, u mbetet shqiptarëve të thonë fjalën e tyre në javët dhe muajt në vazhdim. Berisha tha se, opozita është në këmbë në betejë dhëmb për dhëmb me këtë regjim dhe me protesta të vazhdueshme.

“Opozita mbrëmë paraqiti dhjetëra amendamente për buxhetin. U them se kanë qenë propozimet më racionale.

Ato përfshinin çdo gamë, nuk anashkalonin asnjë problematikë të krijuar nga kriza.

Këto amendamente ishin një çlirim i dhimbjeve dhe ishin një mesazh për një kthesë rrënjësore, në transformimin e buxhetit në një buxhet për qytetarët dhe jo për hajdutët e shtetit.

Çdo amendament u hodh poshtë, përfshi edhe një amendament që paraqiti deputeti socialist, Erion Braçe, që nuk kishte asnjë synim tjetër, që të çlironte fermerët nga çmimi i rritur i uresë, nitratit dhe inputeve të tjera bujqësore.

Asgjë, asnjë rresht, asnjë fjalë, të gjitha me një cinizëm ekstrem u hodhën poshtë.

I mbetet popullit, u mbetet shqiptarëve të thonë fjalën e tyre në javët dhe muajt në vazhdim.

Opozita është në këmbë në betejë dhëmb për dhëmb me këtë regjim dhe me protesta të vazhdueshme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bylykbashi: Prioritet do të jetë trajtimi i reformës zgjedhore!

Grupi i Dialogut nisi sot punën në Komisionin e Ligjeve. Në mbledhje të pranishëm ishin nga opozita …

Leave a Reply