Botërori/ Irani mund Uellsin, 2 gola në minutat shtesë

Irani ka shënuar një fitore të madhe ndaj Uellsit me rezultat 2:0. Golat erdhën tek në minutat e fundit të ndeshjes, e që çmendi tifozët iranianë.

Fillimisht, në minutën e 16-të, Gholizadeh realizoi për Iranin, por pas shikimit nga VAR-i goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Irani pati iniciativën, madje duke e goditur dy herë shtyllën.

Momenti kyç i ndeshjes ishte në minutën e 86-të, kur portieri i Uellsit, Hennessey u ndëshkua me karton direkt të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër.

Ky ishte njëherit kartoni i parë i kuq në këtë Kampionat Botëror.

Në fund të sfidës, Cheshmi realizoi një gol të bukur nga distanca në minutën e nëntë shtesë.

Dy minuta më pas, Rezaeian e dyfishoi epërsinë e Iranit.

Me këtë fitore, tani Irani ka tri pikë në vendin e dytë, kurse Uellsi mbetet i fundit me një pikë gjithsej.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply