Rezoluta/ PE vija të kuqe qeverisë! Dritë jeshile protestës së PD më 6 dhjetor

Deklaratë në seli drejtuesja e Departamentit për Politikat me Jashtë Ilda Zhulali

Parlamenti Europian me rezolutën e miratuar i është bashkuar Partisë Demokratike dhe Frontit opozitar në protestën kundër qeverisë shqiptare.
Pa pritur datën 6 dhjetor, kur opozita do të dalë për të theksuar pikërisht ato që shpalos Rezoluta, Parlamenti Europian i ka caktuar vijat e kuqe qeverisë dhe i ka hapur dritën e nderit dhe legjitimitetit manifestimit të Partisë Demokratike, ditën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do mbahet në Tiranë.
Goditjen kryesore rezoluta ia ka dhënë ‘fëmijës së dashur’ të Edi Ramës dhe protektorëve të tij rajonalë e globalë, idesë së Ballkanit të Hapur. PE e thotë qartë: shprehim rezerva të forta për cdo nismë rajonale ekonomike, që nuk përfshin të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk bazohet në rregullat e BE, siç është Ballkani i hapur”.
Rezoluta njeh, mbështet dhe inkurajon vazhdimin e vendeve të rajonit me Procesin e Berlinit.
Edi Rama si target anti-europian shfaqet edhe në një paragraf tjetër të Rezolutës, ku bëhet fjalë për zgjerimin, dhe shtjellohet vendimi i Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë, ashtu si BE. Parlamenti Europian siguron se BE duhet të përparojë me negociatat e pranimit me Beogradin, vetëm nëse Serbia pajtohet me sanksionet kundër Moskës. Kryeministri i Shqipërisë, ndryshe nga PE, ka deklaruar se e kupton vendimin e Vucic për të mos i vendosur sanksione Putinit.
Partia Demokratike e përshendet rezolutën dhe përfundimet e saj, dhe i bën me dije partnerëve europianë se do të vazhdojë të jetë forca që, me bindje dhe koherencë, u përket dhe angazhohet për vlerat europiane të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut.
Partia Demokratike u bën thirrje vendeve anëtare të BE që të mos e lejojnë Edi Ramën të përdorë Samitin BE-Ballkani Perëndimor si mjet propagande për tu thënë shqiptarëve se Europa e mbështet atë dhe qeverinë e tij.
Gjuha e rezolutës së PE dhe rekordi i Edi Ramës përputhet plotësisht, dhe në në këtë kuptim Partia Demokratike e përshëndet Rezolutën dhe kërkon që mjetet demokratike të trysnisë mbi qeverinë shqiptare të vijojnë.
Partia Demokratike dëshiron të përshëndesë edhe vendimin e parlamentit europian për të shpallur Rusinë “shtet terrorist”.
Në një rajon me shumë rreziqe, Putini është një prej tyre, dhe integrimi europian është e vetmja rrugë e arsyeshme për shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve.

 

About Redaksia

Check Also

Protesta, Berisha përshëndet liderët europianë: Garantojmë siguri të plotë miqve tanë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi si antikushtetues dhe të diktuar nga Edi Rama refuzimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.