Prokurori i SPAK Adnan Xholi ka zbuluar detaje nga operacioni antidrogë që është zhvilluar mbrëmjne e djeshme në Frakull të Fierit.
Ai tha se janë zbuluar rreth 430 kg kokainë, me vlerë tregu rreth 40 milionë euro. Sasi e kokainë dyshohet se është porositur nga shtetasi Zenel Çervanaku, vëllai i Viktor Çervanakut, i cili kishte krijuar një kompani për import plehrash kimike në fillim të vitit 2022.
Detajet në fjalë Xholi i zbuloi në një konferencë për mediat nga ana e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku nënvizoi se ngarkesa me pleh kimik ka qenë në mbikëqyrje prej muajit maj.
“Ekzistonin të dhëna që në maj 2202 ishte ngarkuar një sasi me pleh artificial për në pire, transit në Bari me porositës një shtetas shqiptar. Me kërkesë të autoriteteve malazeze është bërë kontrolli. Rezultoi që porositësi i mallit ishte shtetasi shqiptar që kishte hapur aktivitet ndër të cilat ishte edhe importi i plehrave kimike dhe mallrave të tjera. Pasi sasia me pleh është dërguar në Shqipëri kanë vijuar veprimet e tjera deri dje që është bërë kontrolli dhe sekuestrimi i kësaj sasie në Farkë të Madhe të Fierit”, tha ai.