Lidhjet me kupolën drejtuese të PS të Drejtorit të Ramës tek kokaina

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me laboratorin e kokainës së zbuluar në Fier dhe arrestimin e një zyrtari të PS-së.

Berisha, në një postim në rrjetet sociale, publikon disa mesazhe për të cilat tregon se kanë ardhur në adresë të tij. Në mesazhe thuhet se Viktor Çervenaku ka lidhje me zyrtarë të lartë të Policisë, deputetë e ministra socialistë.

“Zbulohet fabrika e dytë e Miellit të partisë, por në Çervenakë! Viktor Çervenaku nga lista e rrogave del se është drejtor i burimeve njerëzore të OST. Drejtonte dhe fabrikën e miellit të partisë. Parti Shtet-Narkoshtet”, shkruan Berisha në Facebook.

Më tej, poston dhe mesazhet e ardhur në adresë të tij për lidhjet e Çervenakut.

Mesazhet

“Doktor, shtepia laborator i droges ne Fier eshte e N/Drejtorit te OST Viktor Cervanaku! Duhet thene se ka lidhje shume miqesore me Gramoz Ruçin ,Rebani Jaupaj zv/drejtorin e pergjithshem te policise, me Spiropalin dhe te shoqin dhe kane shume foto tejet miqesore me evdin ramen e spiropalin ne Frakull, Fier”!

“Mirembrema Doktor, ne lidhje me operacionin e Fierit, veprimet kane filluar ne muajin Gushte pasi informacioneve te ardhur nga DEA dhe sasive te kokaines te kaluar nga porti i Tivarit, droga eshte porositur nga Viktor Cervenaku dhe i biri, jane kapur arme zjarri dhe paisje qe perdornin per laborator droge. Jane arrestuar 10 persona. Po pres inf tjeter pasi me shkruajne se ne porosi ka dhe persona tjere.”

“Si ka mundësi, kudo që shkon Taulant Balla drejtues politik krijohen laboratorë droge?!!! Ishte në Elbasan, laborator në Xibrrakë, shkoi në Fier, laborator droge edhe atje. Çfarë bën ky transferohet më gjithë ekip në çdo vend”.

“Me qe je ne parlament, thuaj Rames ‘cfare te lidh ty me Cervanakun e partise’”.

About Redaksia

Check Also

Kalaja depoziton në SPAK kallëzim ndaj Veliajt, Ramës, Lindita Ramës e Artan Lames

Sot me emrin tim personal, unë Adriana Kalaja, depozitova në SPAK 2 kallëzime: 1. Kundra …

Leave a Reply

Your email address will not be published.