Kulti i San Siros

Të shkatërrohet apo jo stadiumi Meazza? Sgarbi kundër Sala, Inter e Milan të bashkuar. Hetim arkitektoniko – sentimental mbi debatin publik në zhvillim

Të shpëtohet San Siro? Rocco Commisso, presidenti italoamerikan i Fiorentina, ka nënvizuar me pragmatizmin anglosakson se stadiumi Wembley, monument i futbollit anglez i inauguruar më 1923, seli e finales së Botërorit 1966 dhe i 5 finaleve të Kupës së Kampionëve, si edhe tempull i kombëtares albione, është shkatërruar pas shumë histori 20 vite më parë për t’i lënë vendin impiantit të ri dhe shumë modern. Mentalitet tjetër, asnjë Alterswert, “vlerë moshe”, e krijuar nga historiani i artit Alois Riegl tek Kulti modern i monumenteve (1903), një vlerë që u drejtohet të gjithëve, nga kuptuesit e artit, deri tek masat. Tjetër nuk është veçse “kufizimi i kujtesës” i invokuar nga neonënsekretari luftarak Vittorio Sgarbi kundër këshillit bashkiak të Beppe Sala. E kotë të diskutohet akoma për mekanizma financiarë që pretendojnë stadiumin pronësi për shoqëri futbollistike globale, likuide edhe pse të privuara nga likuiditete, të shpërndara midis Amerikës dhe Azisë, më mirë të konsiderohet në fakt arkitektura e stadiumit ekzistues që i jep emrin një lagjeje të tërë.

Fillimisht ishte Siro di Pavia, peshkopi i parë dhe ende sot patroni i qytetit, i nderuar me një varr të bukur në katedralen bramanteske. Pastaj qe San Siro alla Vepra, kishëz e shekullit të IX që i ka dhënë emrin lagjes së vjetër rurale të San Siro, e përshkuar nga Vepra, kanal që kanalizonte në Milano ujërat e Olona – i mbijeton absida e ribërë me stilema të protorilindjes lonbarde të Guiniforte Solari (rivali tiçinez i toskanizuesit Filarete), sot e inkorporuar me Villa Triste. Pastaj vjen lagja e San Siro përgjatë Olona të cilës nuk i mbetet asgjë pas punimeve të mëdha të ‘900 për “katërkëndëshin”, i përbërë fillimisht nga pallatet e mëdha popullore Aler dhe më pas nga shumë vila të mëdha të vendosura alla amerikançe sipas rrugëve të kurbëta në një miks unik rezidencash popullore dhe luksi. Mbi gjithçka dominon masa e stadiumit, me infrastrukturë të ngritur në kryqëzim simbolik të dy shpirtërave antropologjike menegine, atë casciavit (Milan) dhe atë bauscia (Inter). Ndërtesa nuk është saktësisht as një landmark si Stadio dei Marmi (1932) i Enrico Del Debbio në  Romë, as sigurisht një kryevepër si Artemio Franchi (1931) i projektuar nga Pier Luigi Nervi në Firenze, por është një shtresëzim strukturash vazhdimisht të përshtatura për qëllime të reja.

Në vitin 1926 Piero Pirelli, djali i themeluesit Giovanni dhe xhaxhai i Leopoldo, ndërton me paratë e tij një stadium për Milanin i të cilit është president – si armik, Pirelli më pas do të jetë një nga sponsorët më jetëgjatë të Interit falë Marco Tronchetti Provera. I pari është një impiant tipik anglez me katër tribuna vijëdrejta me betonarme, një prej të cilave është pjesërisht e mbuluar me pensilinë prej hekuri dhe eterniti, me një kapacitet total prej 35000 – 40000 spektatorësh. Projektuesit janë inxhinieri Alberto Cugini dhe arkitekti fiorentinas Ulisse Stacchini, autor edhe i stacionit qendror, i Banco Ambrosiano dhe i restorantit Savini në Galleria Vittorio Emanuele II. Me rritjen e shtuar të popullaritetit të futobllit, Komuna e Milanos e blen strukturën më 1935, menjëherë pas Botërorit të një viti më parë të fituar nga kombëtarja e Vittorio Pozzo (që luan në San Siro gjysmëfinalen me Austrinë), dhe ia rrit kapacitetin deri në 60000 spektatorë duke shtuar tribunat dhe me përshtatje të tjera të besuar një çifti tjetër inxhinieri dhe arkitekti, Bertera dhe Perlasca. Nga viti 1947 stadiumi mirëpret edhe Interin, që më parë luante në Arena Civica, sot e titulluar me emrin e Gianni Brera që e maskonte fenë e tij zikaltër duke u shpallur tifoz xhenoan, e famshme ironia e tij malinje kundër abatit të vogël Rivera.

Zgjerimi i dytë, i nisur më 1954 akoma nga një çift i formuar nga arkitekti Armando Ronca dhe nga inxhinieri Ferruccio Calzolari në vitet e bumit ndërsa bëjnë namin nga njëra anë Benito “helmi” Lorenzi dhe nga ana tjetër treshja Gre – No – Li: duke shfryëtzuar struktura paraekzistuese realizohet një unazë e dytë me shkallë që mbulojnë tribunat e vjetra, të shërbyera nga një seri rampash helikoidale me akes të jashtëm me impakt të konsiderueshëm që e rinovojnë kështu pamjen e impiantit. Spektatorët ngjiten në 85000, pak vite më vonë i shtohet edhe një impiant ndriçimi natën, ndërsa interisti Adriano Celentano këndon Il tuo bacio è come un rock. Vitet përrallore ’60 janë ato të duelit midis Alberto Rizzoli dhe Angelo Moratti, midis paròn Nereo Rocco dhe magjistarit Helenio Herrera, pasi të dy fitojnë Kupat e Kampionëve të para dhe Ndërkontinentalet italiane falë dy versioneve të ndryshme të catenaccio. Vitet ’70 janë më pak brilantlt, por rreth stadiumit fiton vend Derby i via Monte Rosa, lokal nate shpërthyes i populluar nga muzikantë, Jannacci milanist kundër Gaber interist, dhe aktorë debutues, thuajse të gjithë kuqezinj, nga Abatantuono, Boldi, Teocoli tek Cochi & Renato dhe thuajse të gjithë rekrutohen nga e sapolindura Fininvest dhe nga kinemaja komerciale. Në 1979 ndërrojnë jetë fillimisht Nereo Rocco dhe pak muaj më pas Giuseppe Meazza, kampion me të dyja skuadrat, dhe kështu stadiumi ripagëzohet në nderim të këtij të fundit. Milanistët si Beppe Viola, shpikësi i moviolës për “Domenica Sportiva” e lindur në RAI e corso Sempione dhe skenarist i Romanzo popolare (1974) të Mario Monicelli, frekuentonin shumë edhe hipodromin ngjitur për bastet katastrofike që “shkonin në Lampugnano”, domethënë gjithnjë të humbura, jo rastësisht presidenti i 3 titujve të parë të Milan Cricket and Football Club vdiq në incident me kalë në 1908: Edward Nathan Berra, kushëri i arkitektit të Torre Velasca, Ernesto Nathan Rogers – Interi do të lindë një vit më pas nga ortakët e shkëputur të të Milanit, me një president të parë me origjinë hebraiko – shqiptare, Giovanni Paramithiotti.

Tek Vite vere compresa la mia (1981), botuar një vit përpara se të vdiste, Viola tregon se “një ditë kalon aty me makinë me gruan Franca që në Piazzale Axum ngre sytë dhe thotë pakashumë kështu: “Çfarë dreqin është ai ndërtim i frikshëm?”. “Ai që na jep bukën”, i përgjigjet Beppe. Vend romanticizmi të dëshpëruar nga 14 e 30 në 16 e 15 të çdo të diele, por edhe me seksualitet shpërthyes në të gjitha ditët dhe orët e javës, domethënë kur territori në fjalë pushtohet nga çiftet klandestine në kërkim të maratonetave sublime dhe të papërkuluara në përgatitje për Stramilano”. Menjëherë pas Viola, ndërron jetë Vittorio Sereni, poet i madh dhe interist shumë i madh, në pikën sa të pyesë tek Il fantasma nerazzurro nëse Interi i çmendur mos zë një pjesë shumë të madhe të mendimeve të tij dhe në pikën sa t’i kushtojë San Siro poezi dhe prozë: “Është shumë bukur të shkosh ditën, gjatë orëve të punës, dhe të vërtitesh përreth atij boshllëku dhe heshtjeje të madhe”.

Kështu më 1986, pas skandalit të llotove futbollistike, në Milano vjen Silvio Berlusconi, Adriano Galliani, Arrigo Sacchi, loja në zonë dhe 3 hollandezët kundër 3 gjermanëve të Interit të rekordeve të të madhit ish Trapattoni, gëlojnë kupa dhe topa të artë në “Milano da bere”. Në pritje të Botërorit të 1990 bëhet një ristrukturim tjetër i madh i San Siro i firmosur nga arkitektët Giancarlo Ragazzi, Enrico Hoffer dhe nga inxhinier Leo Finzi, që e riçon kapacitetin në 85700 vende. Jemi në agimin e Tangentopoli, PSI mbretëron akoma sovrane në “kryeqytetin moral”. Djem për gjithë jetën kanë punuar për Edilnord e Berlusconi, nga lagja Brugherio në Milano 2 (“qyteti për numrat një”) përveç qendrave të prodhimit televiziv të Segrate dhe Cologno Monzese ku realizohet edhe kulla Mediaset 100 metra e lartë. Shtohet edhe unaza e tretë dhe mbulesa, e mbështetur nga trarë spektakolarë metalikë të kuq, është në 75 metra lartësi. Punime të tjera të vogla i mundësojnë impiantit të presë edhe ndeshjet e rregbisë. Menjëherë pas zbritjes në fushë të 1994, në 1995 tek Interi fillon epoka e Massimo Moratti dhe e Ronaldo fenomenit, e zgjatur rreth 20 vjet me gjithë shpurën e komikëve interistë antiberlusconianë të majtë, Gino&Michele, Paolo Rossi, Michele Serra e kulmuar me tripletin e Mourinho të 2010. Arkitektët janë të ndarë jo vetëm profesionalisht, por edhe futbollistikisht: milanistë si Aldo Rossi, edhe pse mbizotërojnë numerikisht interistë si Giorgio Grassi, qp për autobiografinë e tij nuk ka hezituar të perifrazojë këngën e Ligabue kushtuar Oriali, Una vita da architetto (stëpia botuese Franco Angeli, 2008). Anasjelltas, djajtë mbizotërojnë midis botuesve: në numrin e fundit të revistës së botuar nga Iperborea “The Passenger”, monografike lidhur me Milanon, flitet vetëm për presidentë milanistë si shprehje e erërave të ndryshme gjeopolitike të qytetit – në fund të fundit vëllezërit Biancardi janë të fesë kuqezi, ashti si Luca Formenton i Saggiatore dhe Alberto Saibene i Hoepli. Vetëm Andrea Gessner i Nottetempo është nga ana e Beneamata, të gjithë apo thuajse të gjithë janë dakord me shkatërrimin dhe zëvendësimin.

Sipas Nicola Russi, arkitekt dhe profesor i armatës milaniste, duhet mbajtur parasysh sesa San Siro është sot monumenti i dytë milanez më i vizituar nga turistët, sidomos aziatikët, me popullaritet të pafundëm, “në Itali nuk e llogarisim mjafton të shkosh në një bar në Kore apo në Hong Kong për ta gjetur të varur një imazh të tijin. Grupet e japonezëve e marrin metronë vetëm për të shkuar e bërë një foto si kujtim. Ideja e shkatërrimit për ta rindërtuar duke menduar se kursehet dhe bëhet më i mirë është teknokratike ose, më mirë, është si të zëvendësosh një mobilje të vjetër të çmuar të familjes me një copë Ikea sepse më moderne dhe më praktike, një ide provinciale, pa llogaritur pasojat e shkatërrimit të një mali me betonarme”. Të gjitha komunitetet janë të përçara lidhur me stadiumin, edhe biseda kilometrike i intelektualëve milanistë e kryesuar nga Giacomo Papi: “Unë jam laik, të lihet apo të prishet San Siro nuk më duket blasfeme. Ajo që vërej është se është gjithmonë plot kështu që nuk e shiko arëysen e zëvendësimit me një më të vogël, veç në mos rriten çmimet, që tashmë janë shumë të lartë”. Stefano Boeri, që e ka familjen e përçarë (vëllezër dhe niëpr kuqezinj, fëmijë zikaltër si ai), si president i Triennale mirëpret festivalin Milano Calcio City dhe debatin shumë të komplikuar aktual, “San Siro është një skenë, çdo gjeneratë e milanezëve ka kontribuar që ta implementojë, gjat gjithë jetës time profesionale kam propozuar ide për ta përmirësuar, duke organizuar evente me Domus, duke i ribërë dhomat e zhveshjes, duke propozuar që ta ndaja me dy hyrje të veçanta, njërin për Milanin dhe tjetrin për Interin  – njërin në sheshin Axum, tjetrin nga Trotto – duke ia shkurtuar kostot përgjysmë, ide e vlerësuar edhe në nivel të përgjithshëm, por jo nga pronësitë aktuale. Nëse ka një konkurs ideshë për ta ribërë, nga profesionistë ballafaqohemi, i kemi projektuar një edhe ne, i pasur me gjelbërim dhe që mban parasysh kontekstin e të gjithë zonës, të tunelit nëntokësor dhe të parqeve limitrofe. Gjithçka mund të bëhet, e rëndësishme është se ka një vizion urbanistik më të gjerë, jo vetëm të finalizuar tek impianti”. Kurse San Siro e re do të firmoset nga një studio angleze e specializuar, Populous, që sapo ka hapur një seli në qytet.

Por Alterswert vazhdon të shfaqet dhe kërcënon ta sabotojë operacionin, pavarësisht se iteri e ka kaluar tashmë çdo kalim burokratik përfshi atë zakonisht të vështirë të Mbikëqyrjes. Natyra sentimentale e vlerës së moshës është faktikisht jo e prishëshme, do të thoshte Nicolò Carosio: Sandro Mazzola që sapo ka mbushur 80 vjeç e ka përsëritur në Giornale Radio, edhe njëherë akoma në stafetë me Rivera, plus me mbështetjen e Vasco Rossi, Massimo përfaqësues i legjioneve interiste të provincës. Në fund të fundit, “la Scala del calcio” nga vitet ’80 është edhe skena e koncerteve më të famshme të Italisë, disa prej të cilave historike si ai i Bob Marley i 1980 dhe më pas Bruce Springsteen, U2, Michael Jackson përveç Rossi, Laura Pausini, Negramaro. Si tek Tre uomini e una gamba (1997) i Aldo, Giovanni dhe Giacomo, në lot kur fillon Luci a San Siro (1971) i Roberto Vecchioni në makinë, “nuk e duroj dot, shumë kujtime”, si gjithmonë përballë perspektivës modernizuese mbizotëron sentimentalizmi i përgjithësuar dhe tundimi i marshimit prapa jashtë kohës maksimale: “Milano më fal po bëja shaka / Dritat në San Siro nuk do të ndizen më”.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

“Dueli i së ardhmes”, në Spanjë të sigurt: Endrick-Yamal, yjet e futbollit botëror!

C.Ronaldo- Leo Messi, dueli i tyre i përjetshëm, dhe ajo që i dy yjet e …

Leave a Reply