Kulla në truallin e caktuar për Cirkun Kombëtar. Kjo është fytyra e vërtetë e Veliajt dhe Ramës

• Kulla shumëkateshe në truallin e caktuar për Cirkun Kombëtar. Kjo është fytyra e vërtetë e Veliajt dhe Ramës. Më 6 dhjetor shqipatrët dalin në shesh.

Deklaratë e anëtares së Këshillit Kombëtar, Anxhela Malko

Erion Veliaj, apo IncEnerjoni, ka plan që edhe truallin e caktuar për Cirkun Kombëtar t’ua japë për kulla klientëve të pushtetit.
Një tokë e dhënë nga Qeveria e Partisë Demokratike te diga e liqenit, me një sipërfaqe prej 2400 m katrorë, ka ndërruar destinacion pas ardhjes në pushtet të Ramës, duke i kaluar Bashkisë.
Sic dihet tashmë, kjo është faza e fundit para se të kthehet në kulla shumëkatëshe.
Qeveria Berisha, në vitin 2013, ofroi një truall prane diges se liqenit per Cirkun Kombetar, dhe me VKM ia kaloi Minisitrisë se Kultures ndertimin e godinës. Kjo zgjidhje u gjet askohe pasi pronari fitoi gjyqin për ndërtesën e Cirkut që ndodhej te Estrada e Tiranës.
Të nxjerrë nga ndërtesa e vjetër dhe ‘të shpronësuar’ edhe nga trualli i ri, artistët e cirkut stërviten në nje palester te huazuar, ku mungojne kushtet minimale: tualete, dhoma zhveshje etj.
Prej 1 viti Cadra e Cirkut dhe palestra e madhe jane shkaterruar nga fadromat e IKMT, ndersa toka i ka kaluar pronarit qe ka fituar gjyqet.
Veshtiresite e shumta qe hasin artistet: mungesa e infrastruktures, pagat e uleta (paga me e larte e kategorisë I është 60,000 Lek) dhe trajtimi jo i denje, shoqerohen nga heshtja e shtetit.
Qe prej vitit 2018 deri me sot Fondi i Investimeve për Cirkun Kombetar është ZERO.
Kjo është fytyra e vërtetë e Veliajt dhe Ramës. Ditën përqafohen dhe bëjnë selfie me artistë të turbofolkut e tallavasë, dhe natën prishin institucionet e traditës kombëtare.
Cili vend në Europë e bën këtë me institucionet e veta të traditës?
Kjo është një pyetje që duhet ta bëjmë me datë 6 dhjetor, kur liderët e BE mblidhen në Tiranë. Kjo është një prej qindra arsyeve se pse opozita zgjedh të dalë në shesh.

About Redaksia

Check Also

Bardhi i nxjerr shifrat Iris Luarasit: Qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit, je rrogtare e Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, po flet …

Leave a Reply