Franca mposht Danimarkën, shkëlqen Mbappe

“Gjelat” triumfuan këtë të shtunë ndaj Danimarkës për të siguruar kështu kalimin për në fazën tjetër. Ndeshja e zhvilluar në “Stadium 974” përfundoi me rezultatin 2:1.

Kylian Mbappe ishte vendimtar në fitoren e francezëve, pasi shënoi të dy golat. Sulmuesi i PSG-së shënoi në minutat 61 dhe ‘86. Andreas Christensen e shënoi golin e vetëm për danezët, në minutën e 68-të.

Franca vazhdon të jetë lidere në grup me 6 pikë, tri më shumë se Australia që renditet e dyta.

Danimarka është e treta me një pikë, sa ka edhe Tunizia si e fundit.

Kështu, Franca është kombëtarja që ka siguruar kalimin për në 1/8 e finales nga Grupi D.

About Redaksia

Check Also

Futbollisti i Chelsit ndërpret pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube, zi për Diogo Jotën

Pedro Neto, bashkëlojtar i Diogo Jotës në Kombëtaren e Portugalisë dhe më parë te Wolves, …

Leave a Reply