Kokaina e Fierit, mediat e huaja: Zyrtarë të përfshirë, Shqipëria pikë e rëndësishme e trafikut të drogës

Mediat ndërkombëtare u kanë kushtuar një artikull të posaçëm operacionit “Konsistenca” që u realizua në Shqipëri në bashkëpunim me Malin e Zi dhe DEA-N, në kuadër të të cilit u sekuestruan 430 kilogramë kokainë. Në artikullin e Washington Post shkruhet se autoritetet shqiptare kanë kapur thuajse gjysmë ton drogë. WP flet gjithashtu për paratë e armët e sekuestruara si dhe për 10 personat e vënë në pranga, mes tyre dhe Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit.

Pjesë nga artikulli

Autoritetet shqiptare thanë të premten se kanë sekuestruar 430 kilogramë kokainë në një operacion të koordinuar me Malin e Zi fqinj dhe institucione të tjera ndërkombëtare të zbatimit të ligjit. Skuadra shqiptare e korrupsionit dhe krimit të organizuar tha se 10 shtetas shqiptarë u arrestuan pasi kokaina u gjet e fshehur në një ngarkesë me rreth 24 ton pleh. Gjatë operacionit të së enjtes, policia sekuestroi gjithashtu pushkë automatike, municione dhe para.

The telegraph shkruan se konfiskimet e rregullta të sasive të mëdha me drogë tregojnë se pavarësisht tentativave të qeverisë, trafikantët gjejnë ende vende alternative për të rritur ose ruajtur marijuanën si dhe janë bërë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare që trafikojnë droga të tjera.

Pjesë nga artikulli

Ngarkesa u importua nga Kolumbia në shtator, fillimisht u ndal në Selanik të Greqisë dhe më pas u shkarkua në Bar të Malit të Zi. Nga atje u transportua në rrugë tokësore me kamionë drejt Shqipërisë, thanë autoritetet. Policia sekuestroi kokainën e fshehur mes plehut në Fier, 100 kilometra (60 milje) në jugperëndim të kryeqytetit Tiranë, ku gjeti një laborator për të përpunuar kokainën dhe për ta bërë atë gati për përdorim. Shqipëria dikur ishte një prodhues i madh evropian i marijuanës dhe një udhëkryq për kontrabandën e saj. Një goditje e qeverisë tetë vjet më parë çoi në një reduktim të ndjeshëm të numrit të plantacioneve të kanabisit, megjithëse konfiskimet e rregullta tregojnë se trafikantët po kërkojnë ende vende alternative për të rritur ose ruajtur marijuanën dhe janë bërë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare që trafikojnë droga të tjera.

Abcnews flet për itinerarin e drogës

Ngarkesa u importua nga Kolumbia në shtator, fillimisht u ndal në Selanik, Greqi dhe më pas u shkarkua në Tivar, Mali i Zi. Nga atje u transportua në rrugë tokësore me kamionë drejt Shqipërisë, thanë autoritetet.

Si u zbulua laboratori?

Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

About Redaksia

Check Also

Bashkëpunëtori i pa identifikuar i laboratorit të Xibrakës, si trafikonte kokainën me makinën e tij, denoncimi i Bardhit

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka denoncuar sot në një deklaratë të …

Leave a Reply