Protesta, Berisha përshëndet liderët europianë: Garantojmë siguri të plotë miqve tanë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi si antikushtetues dhe të diktuar nga Edi Rama refuzimin e policisë për protestën e 6 dhjetorit. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se, qytetarët do të vërshojnë në shesh me thirrjen, e duam Shqipërinë si gjithë europa. Lideri i opozitës përshendeti liderët europianë që do jenë në Samit dhe nga ana tjetër e konsideroi Ramën si dhunues të votës së lirë, vasal të verbër të Vuçiçit dhe avokat të Rusisë së Vogël dhe Putinit.

Lideri i opozitës Sali Berisha e konsideroi të paqenë refuzimin e policisë për protestën e 6 dhjetorit dhe deklaroi se populli opozitar do të vërshojë në shesh. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha tha se policia është vasale e Edi Ramës dhe solli në vëmendje se Kushtetuta nuk njeh kufizime për protestat dhe liritë e qytetarëve e po kështu shtoi se Komisioni Europian, kërkoi që e drejta për protestë të respektohet.

Prandaj ai refuzime është i paqenë. Ai tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi që është i tmerruar nga populli opozitar që do të mbushë sheshin më datën 6 në orën 12. Në këtë datë do vërshojnë të gjithë ata që ëndrrën evropiane e kanë më të çmuarën për të ardhmen e tyre. Në datën 6 do të vërshojnë të gjithë ata që shohin vlerat evropiane si më të çmuarat.

Do jetë një protestë që nuk është parë ndonjëherë. Do jetë një protestë ku do buçasë në çdo anë thirrja, E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Berisha përshëndeti liderët europianë që do jenë në samit dhe nga ana tjetër e konsideroi Ramën si dhunues të votës së lirë, vasal të verbër të Vuçiçit dhe avokat të Rusisë së Vogël dhe Putinit.

“Kemi kaq motive për të qenë në shesh duke garantuar sigurinë e plotë të miqve tanë, të cilët i përshëndesim dhe e konsiderojmë nderim të madh për kombin shqiptar. Por Edi Rama nuk përfaqëson votën e lirë, ai përfaqëson narkoshtetin dhe gjithçka që e shndërroi këtë popull në popullin e gomoneve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi i nxjerr shifrat Iris Luarasit: Qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit, je rrogtare e Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, po flet …

Leave a Reply