Messi e çon Argjentinën në fitore ndaj Meksikës

Argjentina ka shënuar fitore të rëndësishme në Kupën e Botës “Katar 2022”. Të përzgjedhurit e Lionel Scalonit fituan kundër Meksikës, në ndeshjen e dytë në Grupin C, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Lusail Iconic Stadium” përfundoi me rezultatin 2:0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por “Albiceleste” në pjesën e dytë siguruan fitoren e parë në këtë turne.

Fillimisht shënoi Lionel Messi në minutën e 64-të, e më pas edhe Enzo Fernandez në minutën e 87-të. Të dy futbollistët shënuan gola tejet të bukur.

Argjentina pas kësaj fitore ka 3 pikë dhe renditet e dyta në grup, me vetëm një pikë më pak se kundërshtari i radhës, Polonia, që pozicionohet e para.

3 pikë ka edhe Arabia Saudite si e treta, kurse Meksika është e fundit me vetëm 1 pikë.

About Redaksia

Check Also

Hidhet shorti për play-off, Manchester City përballë Real Madridit

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e …

Leave a Reply