Afera e Portit të Durrësit/ Aktivistët shqiptarë letër presidentes së KE

Aktivistet shqiptare që jetojnë jashtë vendit, Erisa Bajaziti dhe Iva Grillo i kanë drejtuar një letër Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Në letrën e tyre, aktivistët shkruajnë se, Shqipëria nuk është ajo që u tregon Edi Rama, por Shqipëria e vërtetë është ajo e shqiptarëve që po ikin.

Letra e plotë

E dashur Ursula,

Qytetaret shqiptare ju dergojne kete leter…

Shkurt, duan t’ju thone qe “Edi juaj i dashur” ju ka vizatuar nje Shqiperi qe nuk ekziston.

Ne Shqiperine e vertete, qytetaret jetojne perdite dramen e nje shpopullimi biblik, te drejtesise se munguar dhe korrupsionit te pashembullt qeveritar.

Ne Shqiperine e vertete, qytetaret nuk mund te quajne sukses inceneratoret imagjinare, parcelat e droges, aferen korruptive te portit te Durresit apo frikesimin e medias.

Ata nuk mund te quajne sukses as shkaterrimin e opozites, ekzistencen e investitoreve strategjike fantazma, kompanive off shore apo mafies se betonit.

E dashur Ursula, ndoshta ju nuk e dini, por ne 2022, fale « Edit tuaj te dashur » cdo shqiptar i thjeshte ka mbi koke nje spiun (te ashtuquajturit patronazhist) qe e survejon dhe kercenon… sa here te jete e nevojshme.

Dhe si cdo qenie njerezore qe meriton te trajtohet me dinjitet, qytetaret shqiptare nuk mund ti gezohen arrogances dhe bullizmit me te cilen « Edi juaj i dashur » trajton popullin e vet, ndonjehere duke ju perdorur dhe ju si mburoje.

E dashur Ursula, shqiptaret e thjeshte po ju kerkojne publikisht qe Europa te mos sillet si nje “bukuroshe e fjetur” perballe nje regjimi anti-demokratik dhe nje qeverie te korruptuar qe shtyp qytetaret e vet.

Perndryshe, zgjimi do te jete i dhimbshem…per te gjithe!

 

 

About Redaksia

Check Also

Vendimi dhe firma që çon Ramën në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ëngjëll Agaçi ishte në SPAK këtë të premte, …

Leave a Reply