Berisha në njësinë 11: Protesta e 6 dhjetorit është zëri i popullit opozitar për vlerat europiane

Kreu i PD, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një takim me banorët e njësisë numër 11 në Tiranë. Sali Berisha deklaroi se protesta e 6 dhjetorit është zëri i popullit opozitar për vlerat europiane.

“Takohemi së bashku ne një moment, jashtëzakonisht të rëndësishëm për PD, opozitën shqiptare dhe Shqipërinë.  Takohemi së bashku në prag të një samiti të një rëndësie të jashtëzakonshme që mbahet në Tiranë në të cilin vijnë liderët e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që vijnë në këtë samit. Njëri prej tyre, duhet të themi të vërtetën është përfaqësuesi më i zi i mafias shqiptare dhe ndërkombëtare, e për fat të keq ky është përfaqësuesi i Shqipërisë, Edi Rama.

Ndaj dhe ne, forcë politike e vokacionit perëndimor, forcë politike e cila integroi Shqipërinë në NATO dhe bëri hapa të jashtëzakonshëm në integrimin Europian, në datën 6 dhjetor, ditën e samitit do të jemi në protestën tonë më të fuqishme që kemi bë ndonjëherë.
Protesta jonë, nuk ka asnjë shenjë proteste përveç se mikpritje ndaj liderëve të BE-së.

Por duhet të jemi të vërtetë, protesta jonë ka të bëjë me një armik të vlerave evropiane në Shqipëri, i cili për fat të keq, duke grabitur votën e shqiptarëve, përfaqëson shqiptarët në atë samit dhe ky është Edi Rama.

Ne dalim në atë protestë, me misionin për ti paraqitur Europës dhe botës se aty janë të paktën 1 mijë gazetarë, të vërtetën, apo Shqipërinë reale, të vërtetat e zeza të regjimit monist të Edi Ramës.

Të regjimit të Ramës, i cili duke grabitur votën e qytetarëve dhe aspak me meritë, duke shndërruar shtetin e tërë në një makineri elektorale, duke përdorur miliona narkoeuro për të blerë votën, duke përdorur banda dhe rivendosur sistemin e patronazhistëve që në segmente të caktuara ka funksionuar identik si terroristë të kuq, ai ka grabitur votat e shqiptarëve dhe ulet së bashku me liderët të zgjedhur me votën e lirë të popujve të tyre.

Në këtë kontekst protesta jonë është zëri i popullit opozitar për vlerat europiane dhe kundër një armiku të vlerave Europiane në Shqipëri, që është Edi Rama”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rënia e Veliajt, çfarë do të ndodhë të premten

  ‘Rënia e bashkisë së kryeqytetit, është fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, rikthimin …

Leave a Reply