Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Vuçiç anulon vizitën në Tiranë më 6 dhjetor

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka anuluar vizitën  e tij në Tiranë më datë 6 dhjetor në Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor. Lajmi konfirmohet nga burime të besueshme nga presidenca serbe.

Shkak është reagimi i Brukselit zyrtar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për emërimin antikushtetues dhe në kundërshtim të Marrëveshjes së Brukselit të Nenad Rašić në krye të ministrisë së bashkësise.

Brenda 48 orëve, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të dalë me një deklaratë të jashtëzakonshme. Tirana do të mirëpresë më 6 dhjetor, 27 liderët e Bashkimit Europian dhe gjashtë të Ballkanit Perëndimor.

Zëdhënësit e unionit europian pohuan se përzgjedhja e kryeqytetit të Shqipërisë si mikpritëse e samitit, edhe pse një vend jo anëtar i Bashkimit Europian, bëhet për t’i dërguar një mesazh të fortë Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor për rëndësinë e tyre gjeostrategjike për BE-në.

Temat e përfshira  në rend të ditës janë lufta në Ukrainë dhe përballimi i krizës energjitike, integrimi i Ballkanit Perëndimor në tregun e brendshëm të Bashkimit Europian, mbrojtja kibernetike dhe politikat e unionit për menaxhimin e migracionit të paligjshëm.

About Redaksia

Check Also

Kompania e konteniereve që operon në Portin e Durrësit u bllokua në SHBA me 20 ton kokainë

Një nga kompanitë që kanë ndenjur në hije është kompania e kontenierëve që është marrë …

Leave a Reply