Luis Enrique: Japonia e meritoi fitoren!

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique thotë se Japonia e ka merituar që të përfundonte e para në Botëror pasi Kombëtarja nga Azia mposhti skuadrën e tij me rezultat 2-1

Japonia arriti ta përmbys rezultatin dhe ta fitonte ndeshjen për të siguruar kështu vazhdimin në 1/8-ën e finales në Botëror. Skuadra e trajnerit Hahime Moriyasu i ktheu gjërat në favorin e saj me dy gola të shpejt të shënuar pasi që Ritsu Doan barazoi tre minuita pasi filloi pjesa e dytë dhe pastaj Ao Tanaka shënoi golin e fitores. Rezultati bëri që Japonia ta fitonte Grupin E kurse Spanja kaloi si e dyta e grupit.

“Kishte pesë minuta paniku. Ata shënuan golin e dytë kundër neve dhe kanë mundur të shënojnë edhe dy të tjera”, tha Luis Enrique për La1. “Kur një skuadër si Japonia nuk ka asgjë për të humbur, ndodh që ata të fluturojnë si aeroplan. Pastaj ata kthehen në normalitet. Fundi ishte shumë i vështirë, sepse ata u mbyllën. Japonia është e para sepse e meriton. Kjo me zemëron. Dëshiroja të jem i pari”.

VAR luajti një rol krucial në këtë ndeshje pasi intervenoi në golin e dytë, e ku u shikua për një kohë të gjatë nëse topi ka kaluar jashtë apo jo gjatë aksionit. U vendos që i tërë topi se ka kaluar vijën, megjithatë, dhe goli u numërua. Kjo bëri që Japonia të kaloi para Gjermanisë e cila përfundoi e treta në grup për shkak të golëdallimit.

Spanja e ka humbur ndeshjen e fundit në një Botëror për herë të parë që nga viti 1982, kur ata humbën 1-0 nga Irlanda Veriore. Ata kanë fituar tetë nga nëntë ndeshje të tilla para se të humbin nga Japonia.

Skuadra e Luis Enrique do të përballet me Marokun në rrethin e radhës së garës më 6 dhjetor, kurse Japonia do të këtë përballje me Kroacinë.

About Redaksia

Check Also

“Dueli i së ardhmes”, në Spanjë të sigurt: Endrick-Yamal, yjet e futbollit botëror!

C.Ronaldo- Leo Messi, dueli i tyre i përjetshëm, dhe ajo që i dy yjet e …

Leave a Reply