Qeveria: Porti i ri kërkon 430 milionë euro si fillim, ne kemi 25 milionë euro

Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu ka folur me shifra përsa i përket ndërtimit të portit të ri tregtar në Porto Romano.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Vëngu ka deklaruar se porti i ri tregtar në Porto Romano kushton në fazë të parë 390 milionë euro.

Gjatë fjalës së tij, Vëngu ka shtuar se Autoriteti Portual ka të gjeneruara ndër vite 25 milionë euro teksa ka thënë se për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano ka institucione financiare europiane që janë të gatshme të financojnë.

Blendi Fevziu: Sa do të kushtojë porti i ri që do të bëhet?

Pirro Vëngu: Porti i ri tregtar në Porto Romano kushton në fazë të parë 390 milionë euro. Kjo është kostoja e fazës së parë në Porto Romano.

Blendi Fevziu: Për sa kohë do të ndërtohet?

Pirro Vëngu: Kjo fazë e parë është 3 vite ndërtim nga momenti i nënshkrimit të kontratës.

Blendi Fevziu: Ku do t’i gjeni ju 390 milionë?

Pirro Vëngu: E para, ka të ardhura të gjenereuara nga Autoriteti Portual ndër vite.

Blendi Fevziu: Sa janë të ardhurat e gjeneruara?

Pirro Vëngu: Sot, në fondet tona kemi 25 milionë euro të gatshme ne. Ka financime me kredi ndërkombëtare, ka institucione financiare europiane që janë shumë të gatshme që të financojnë.

Blendi Fevziu: A e shlyen veten?

Pirro Vëngu: Patjetër. Do të ketë edhe kontribut shtetëror. 99 për qind të porteve europiane kanë kontribut shtetëror sepse është infrastrukturë publike.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply