Rimendimi europianolindor i Macron

Lufta në Ukrainë dhe efektet e saj po e detyrojnë presidentin e sapozgjedhur francez, Emmanuel Macron të rimodelojë politikën e tij të jashtme në rajon. Ndërsa bumi i inflacionit dhe kriza energjitike janë aty, Macron duhet të rikonsiderojë gjithashtu strategjitë e tij për Rusinë, Ballkanin dhe shtetet joBashkim Europian të tilla si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia

Në shtëpi, presidenti Emmanuel Macron siguroi kohët e fundit një fitore politike të fortë, çfarëdo që analistët mund ta thonë për ta minimizuar arritjen e tij. Presidenti në detyrë ia arriti të zgjidhej për një herë të dytë, ndërsa dy paraardhësit e tij të drejtpërdrejtë (dhe patronë politikë) Nicolas Sarkozy dhe François Hollande, dështuan edhe të dilnin në raundin e dytë të garat e tyre të dyta presidenciale. Për më tepër, Macron mundi Marine Le Pen (për herën e dytë) me një shumicë të madhe, të rritur dhe të padiskutueshme. Në total, 58.55% e votuesve zgjodhën atë në vend të lideres të së djathtës ekstreme. Partia e tij tani ka shumë gjasa të arrijë një shumicë absolute në dhomën e ulët të parlamentit (Assemblée Nationale) këtë qershor. Me fjalë të tjera, fitorja në shtëpi duket shumë si një triumf jashtë. Gjendja e marrëdhënieve ndërkombëtare në përgjithësi dhe lufta në Ukrainë në veçanti luajtën një rol domethënës në rizgjedhjen e Macron. Pushtimi rus diskreditoi kundërshtarët dhe konkurrentët e tij kryesorë. Liderët e së djathtës ekstreme (Le Pen dhe Éric Zemmour) dhe të majtë (Jean – Luc Mélenchon) kanë qenë gjithmonë vokalë në deklarimin e admirimit të tyre për mjeshtërin e Kremlinit, Vladimir Putinin. Megjithatë, të paktën në Francë, politikanët gjithmonë duhet të bëjnë një hap domethënës – aktualisht një hop – për të diskutuar politikat ndërkombëtare. Është e mirnjëhur midis spin doktorëve dhe bosëve elektoralë tregojnë aftësinë politike të një kandidati, por nuk i siguron asnjë votë. Për votuesit francezë, prestigji ndërkombëtar është i rëndësishëm, por nuk është një çështje urgjente.

Hera e parë

Le të hedhim një vështrim më të afërt në politikën për Europën Lindore dhe Rusinë e Macron gjatë mandatit të tij të parë (2017 – 2021). Kjo do të ndihmonte të rrëmohej të shikohej nëse suksesi i tij mund të luante një rol vendimtar në rimodelimin e balancës strategjike të Europës Lindore. Zakonisht votuesit dhe liderët francezë nuk janë rehat me këtë pjesë të Europës. Ata shpesh luftojnë për të kapur çfarë është në lojë në lindje të Berlinit. Megjithatë, kjo nuk i parandalon ata nga marrja parasysh e një interesi të thellë në situatën kritike e ndeshur nga Ukraina dhe vende të tjera të rajonit. Lufta në Ukrainë nuk konsiderohet më një çështje rajonale në Paris. Tani është një sfidë direkte strategjike, politike dhe ekonomike për qeverinë franceze. Në dritën e situatës aktuale në Euopën Lindore, rrugë të ndryshme të marra nga Macron gjatë mandatit të parë qartazi çuan në asgjë. Parasëgjithash, formatet e dizajnuara për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë, të tilla si “shpirti i Brégançon” dhe “Dialogu i Trianon”, tani janë për t’u lënë menjanë për të ardhmen e parashikueshme. I frymëzuar nga politika sovjetike e Charles de Gaulle gjatë Luftës së Ftohtë, Macron u përpoq të vendosë dhe të ruajë kanale direkte komunikimi me Vladmir Putinin. Takimi i të dy liderëve në guhtin e 2020 pak përpara samitit të G7 në Biarritz G7 në rezidencën verore të presidentëve francezë, Kështjella Brégançon, ia tregoi këto ambicie botës. Deri më sot, një dialog i tillë direkt do të dukej të ishte si detyrë budallai, pasi aksione të tilla nuk e ndaluan Rusinë nga sulmimi i Ukrainës. Rimodelimi i marrëdhënieve bilaterale franko – ruse është i pashmangshëm.

Çdo njeri në Europën Lindore e kujton deklarimin e 2019 të Macron se NATO është me “tru të vdekur”. Edhe atëhere, deklarimi u prit hidhur në Rigë, Varshavë dhe Sofje, por tani duket krejtësisht i vjetër. Sa më shumë jetë, infrastrukturë dhe qytete shkatërrohen në luftë, aq më shumë anëtarësimi i NATO duket se është garantuesi i vetëm i sigurisë për rajonin dhe Ukrainën. Edhe Suedia dhe Finlanda, historikisht neutrale, e ndryshuan pozicionin e tyre dhe aplikuan për anëtarësim në aleancë. Presidenti francez nuk mund të mbështesë më për çdo lloj autonomie strategjike europiane në rajon nëpërmjet kritikës së NATO. Konfrontimi i hapur politik me qeverinë polake qe tendenca e tretë e mandatit të parë të Macron. Kjo çoi në suksese në shtëpi, por ndalime në rajon. Në të vërtetë, konfrontimi me lidershipin e partisë në qeveri Ligj dhe Drejtësi të Polonisë (PiS) ka qenë një objektiv jetëgjatë për Macron. Ai u rreshtua në mënyrë eksplicite me opozitën polake në media, si edhe gjatë reformave gjyqësore dhe të drejtave të abortit të vendit. Më pas ai e ka lënë shenjën e tij në zgjedhjet europiane të 2022. Konfrontimi me PiS nuk e përjashtonte një aleancë pragmatike për sa i përket buxhetit 5 vjeçar europian. Megjithatë, kjo luftë afatgjatë e uli prestigjin e presidentit francez në Poloni, lidere e rajonit dhe ndoshta e gjithë Europës Lindore. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve dhe arritjeve ndërkombëtare të Macron gjatë mandatit të tij të parë, historia e tij me Europën Lindore është larg nga së qeni një aferë dashurie. Mbetet për t’u parë nëse ai mund të bëjë diçka rreth kësaj dhe më së fundi merr çfarë do: lidershipin e kontinentit.

Sfida të vjetra, kufizime të reja

Kriza aktuale në Europën Lindore e lë presidentin e rizgjedhur francez më asnjë opsion tjetër përveç rimodelimit të politikës së jashtme të tij në rajon. Me një luftë të gjatë në Ukrainë, bumin e inflacionit dhe krizën energjitike që rëndojnë, Macron duhet të rimendojë strategjitë e tij për Rusinë, Ballkanin dhe shtetet joBashkim Europian të tilla si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Për presidentin francez sfida e parë është një e vjetër: si të merret me një fuqi bërthamore jodemokratike dhe agresive si puna e Rusisë pa minuar mbështetjen për Ukrainën dhe shtetet europianolindore të Bashkimit Europian? Shumë prej paraardhësve të tij u përballën me të njëjtën dilemë. Mandati i dytë i Macron ka shumë të ngjarë që do të jetë riforcimi i sanksioneve kundër autoriteteve rise. Ai është në fakt një prej arritjeve më të rëndësishme të mandatit të tij të parë dhe lufta e organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Berlinin dhe Varshavën. Ajo jo vetëm dëmtoi GDP ruse në 2015 – 2016, por gjithashtu siguroi pozicionin  shteteve anëtare të Bashkimit Europian anembanë kontinentit. Pozicioni francez fillimisht do të jetë që të maksimalizojë sanksionet ekonomike, diplomatike dhe ushatarake. Së dyti, Parisi do të përpiqet që t’i luajë ato me qëllim që të sigurojë konçensione nga Rusia kur bisedimet e armëpushimit seriozisht të fillojnë. Fërkimi i ri është se një rigjallërim i “shpirtit të Brégançon” është i papranueshëm, por objektivi i vjetër i Francës mbetet i njëjti: t’i rezistojë Rusisë pa e luftuar direkt atë. Gjithashtu, Ballkani Perëndimor do të jetë një top prioritet për axhendën e mandatit të dytë të Macron.

Në të vërtetë, në pak muajt e fundit të presidencës së saj të Këshillit të Bashkimit Europian, Franca do të mirëpresë samitin mbi zhvillimet e rajonit dhe kandidaturat për në Bashkimin Europian të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Në kontekstin e anëtarësimit të shpejtë të Ukrainës, samiti da ta pajisë presidentin e sapozgjedhur francez me një mundësi unike në Europën Lindore. Nëqoftëse dëshiron të shpalosë një interes të sinqertë në rajon, do t’i duhet të krijojë një rrugë të qartë për një valë të re zgjerimesh dhe investimesh. Nëqoftëse perspektiva franceze në investimin dhe zgjerimin mbetet e paqartë, një mundësi e mirë do të humbitet për të sheshuar hendeqet midis Francës dhe Europës Lindore. Edhe një herë, sfida është tradicionale: si mund të dëgjohet Franca në një rajon ku zëra të tjerë (Gjermani, Austri, Rusi) janë historikisht më të forta? Por fërkimi është i ri: a mund t’i dhurohet anëtarësimi në Bashkimin Europian t’i jepet me shpejtësi Ukrainës pa dekurajuar përpjekjet në Beograd, Tiranë dhe Shkup?

Mundësi për një qasje të re?

Lidhur me mbështetjen për Ukrainën, muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për statusin e presidentit francez në rajon. Nganjëherë ai është akuzuar se është vetëm një mbështetës i vakët i Kievit. Në të njëjtën kohë, atij ju dha titulli i “mikut të vërtetë të Ukrainës” nga presidenti Volodymyr Zelensky. Sfidat këtu janë afatgjata në natyrë. Për të frenuar emergjencën e ditës, Francës do t’i duhet të përmirësojë përpjekjet ushtarake ukrainase me pajis, inteligjencën dhe logjistikën, por në periudhën afatmesme do t’i duhet të ushtrojë presion maksimalë ndaj Rusisë për të hyrë bisedime armëpushimi dhe bërje lëshimesh, në mënyrë që sovraniteti ukrainas të vendoset. Megjithatë, “ora e së vërtetës” do të përfshijë diskutime mbi rindërtimin e pashmangshëm të vendit. Ish bankieri i investimeve miqësor ndaj biznesit në Paris ka një rol jetik për të luajtur këtu. Ai mund të ndërtojë një lloj të ri marrëdhënieje midis Francës dhe Ukrainës nëpërmjet grumbullimit të investitorëve – publikë dhe privatë – për t’i dhënë Ukrainës një të ardhme. Ndërsa sfida është në pjesën më të madhe e parashikueshme, fërkimet janë të reja për presidentin francez. Në të vërtetë, perspektiva e NATO dhe anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk mund të trajtohen më si çështje të largëta. Europa Lindore do përgjigje të qarta dhe të shpejta nga vendet themeluese të Bashkimit Europian.

Pavarësisht dukjeve, Europa Lindore nuk ka qenë kurrë një faktor marxhinal në axhendën e brendshme të Macron. Në mandatin e tij të parë ai vuajti pengesa në dialogun e tij me Rusinë dhe mbijetesën e NATO. Megjithatë, ai u angazhua gjithashtu me PiS dhe liderët e Fidesz të Hungarisë për të lançuar një tendencë të re politike në Bruksel. Me Gjermaninë dhe Poloninë, ai menaxhoi të sigurojë një strategji sanksionesh lidhur me Rusinë që vlerësoi rolin gjeopolitik të Bashkimit Europian në kontinent. Prandaj mandati i tij i dytë dhe final si president supozohet të jetë një ku maturia ndërkombëtare fiton ndaj luftërave të politikës së brendshme. Situata kritike që ndeshet Europa Lindore sigurisht që do t’i kërkojë presidentit të sapozgjedhur francez për të gjetur një qasje të re që gjithashti do t’i forcojë lidhjet e tij me kontinentin si një e tërë.

(Cyrille Bret për New Eastern Europe)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply