Vjedhja 2.2 miliardë euro/ Berisha: Truri është Olsi Rama, edhe Xhaçka e Strakosha

Kryetari i PD, Sali Berisha, u ndal sërish edhe te çështja e vjedhjes nga Amant Josifi dhe Olsi Rama. Berisha tha se, truri është Olsi Rama, bashkëpunëtorë janë bashkëshorti i Olta Xhaçkës dhe Pranvera Strakosha.
“Së fundmi, unë këtu kam dalë disa herë para jush, kam dalë disa herë për vjedhjen e 2.2 miliardë eurove nga rrjeti i Amant Josifit.
2.2 miliardë nga ortaku i Edi Ramës. Me dokumente. Edi Rama ka qenë ortak me Amant Josifin.
Amant Josifi, i mbuluar politikisht nga Edi Rama dhe Olta Xhaçka, se ka qenë këshilltar i saj.
Në të gjithë mafiozitetet e tij, Amanti ka pasur notere Natasha Xhaçkën, mamanë e ministres.
Truri i kësaj vjedhje të madhe është Olsi Rama, bashkëshorti i Olta Xhaçkës dhe jo më pak, Pranvera Strakosha.
Natasha dhe Pranvera, që ta dini ju, kanë qenë në ndjekje penale për adaptime, mafie e adaptimit të fëmijëve. Por strumbullar është qeveria në këtë aferë”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply