Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon gjuhën konflikt nxitëse të Presidentit serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një deklaratë të tij të ditëve të fundit ofendoi rëndë kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, për përzgjedhjen e Nenad Rashiçit si ministër për Komunitete dhe Kthim, duke e etiketuar si ‘llum terrorist’.

Gjthashtu ai ofendoi edhe ministrin e ri duke u shprehur se, “zgjedhja e Rashiçit, një njeriu që i ka marrë më pak se një për qind, si dhe e Rada Trajkoviçit, që ishte në listën e tij, tregon se ata duan persekutimin dhe zhdukjen e serbëve në Kosovë”.

Lidhur me këto deklarata të Presidentit serb ka reaguar dhe Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë. Në postim thuhet se Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka përcjell me shqetësim deklaratat e Presidentit serb dhe se këto deklarata të kujtojnë fjalorin e urrejtjes dhe luftës nxitës të regjimit të Milloshoviçit ndaj shqiptarëve.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë gjithashtu i bën thirrje faktorit ndërkombëtar perëndimor që të shtojë përpjekte për arritjen e sa më të shpejtë të normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe të mos tolerojë veprimet destabilizuese të Vuçiçit.

Deklarata e plotë e Ambasadorëve Shqiptarë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është duke i përcjellë me shqetësim deklaratat e fundit konflikt nxitëse dhe përdorimin e gjuhës denigruese të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq ndaj Kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti, Ministrit të posa emëruar për Komunitete dhe Kthim të Qeverisë së Kosovës, z. Nenad Rashiq, dhe bashkëpunëtoreve të tij të komunitetit serb që nuk pajtohen me politikën e Serbisë.

Deklaratat e tilla që kujtojnë fjalorin e urrejtjes dhe luftë nxitës të regjimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve, dëmtojnë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rrjedhimisht edhe paqen e sigurinë në rajon.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet veprimet e Qeverisë së Kosovës për stabilizimin e situatës dhe përkushtimin e saj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, me ndihmë të Bashkimit Evropian dhe përkrahje të SHBA-ve.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bënë thirrje faktorit ndërkombëtar perëndimor që të shtojë përpjekjet për arritjen sa më të shpejtë të normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe të mos tolerojë veprimet destabilizuese të Vuçiqit, i cili tanimë e bëri të qartë se nuk ka hequr dorë nga orientimi pro-rus, me emërimin në krye të shërbimit për inteligjencë të Serbisë (BIA) të shovinistit dhe anti-shqiptarit famëkeq Aleksandër Vulin.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply