Pele në gjendje të rëndë, mjekët i ndalin kimioterapinë

Legjenda e futbollit, Pele nuk është në gjendje të mirë. Të martën ai u shtrua sërish në spital dhe gjendja vetëm sa është shkuar duke iu përkeqësuar.

Mjekët ia kanë ndaluar kimioterapinë, pasi që trupi i tij nuk po i përgjigjet, në luftën kundër kancerit të zorrëve.

Ai u shtrua në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paolo të martën, pasi kishte probleme me ënjtje të përgjithshme.

Pele është dërguar në kujdesin paliativ dhe nuk do t’i nënshtrohet testeve ose trajtimit invaziv.

Kujdesi paliativ është për pacientët me sëmundje ose gjendje potencialisht kërcënuese për jetën dhe kujdes në fund të jetës.

About Redaksia

Check Also

“Rezultat i madh”, Ancelotti: Sakrifikuam, Guardiola: Nuk kam asnjë peng!

Reali theu një mitin në “Etihat”, ndërsa Ancelotti vendosi një tjetër rekord, kjo është hera …

Leave a Reply