Pollo: Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet më fort nga politikanët maqedonas e serbë!

Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet edhe më fort nga politikanët e aktorët publikë maqedonas e serbë, apeloi politikani shqiptar Genc Pollo në Shkup, gjatë konferencës së Lëvizjes Paneuropiane. “Procesi i Berlinit është udhë europiane  për të gjitha shtetet e rajonit që bashkon dhe nuk përçan”, tha ai.

Pollo ju referua qëndrimit refuzues të Parlamentit Europian para një jave ndaj kësaj nisme të cilësuar nga rezoluta e Strasburgut si joeuropiane.

Pollo mori pjesë si kryetar i Paneuropës shqiptare përkrah eurodeputetit austriak Lukas Mandl, homologut maqedonas, Andrej Lepavcov dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Paneuropës Ndërkombëtare, Pavo Barisiç.

Ai theksoi gjithashtu se, është e papranueshme që turma serbësh në Austri e gjetkë të bllokojnë rrugët duke thirrur “vdekje shqiptarëve” vetëm se Serbia u mund nga Zvicra në futboll.

Faji e përgjegjësia është tek regjimi i Vuçiçit me propagandën shtetërore të bazuar në urrejtjen etnike pasi dështuan me spastrimin etnik dy dekada më parë.

Pollo kujtoi se Parlamenti Europian kërkoi ndërprerjen e negociatave me Serbinë deri kur Beogradi të adoptojë sanksionet anti- Putin të Bashkimit Europian.

Ai u shpreh se shpresonte që Komisioni Europian dhe shtetet anëtare të BE të mbanin të njëjtin qëndrim ndaj këtij regjimi gati putinian.

About Redaksia

Check Also

Berisha pret personalite të së djathtës italiane: Bashkëpunimi kundër krimit, trafikut dhe korrupsionit jetik për sigurinë e dy vendeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim në zyrën e tij, me …

Leave a Reply