Berisha: Bashkë me liderët e BE nesër ulet Rama, karrigia e të cilit qëndron mbi dhunimin e votës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një takim me banorët e Degës numër 2 në Tiranë. Sali Berisha tha se bashkë me liderët e BE-së nesër ulet një njeri, karrigia e të cilit qëndron mbi dhunimin e votës, duke iu referuar vjedhjes së zgjedhjeve nga kryeministri Edi Rama.

“Nesër pra, ne betejën e kemi me po këtë person, qëndrimet e tij, përpjekjen e tij për ta paraqitur Shqipërinë para Europës, sikur është Bjellorusia, Kuba, si një vend ku njerëzit janë të shtypur dhe nuk mund të ngrihen në protestë.

Mirëpo ne kësaj përpjekje të neveritshme do ti japim nesër përgjigjen më të fuqishme. Ndaj dhe jam këtu për të ftuar demokratet dhe demokratët e degës 2 të PD-së, mbështetësit tanë, por të gjithë qytetarët e Tiranës dhe ata shqiptarë, në emër të idealeve tona demokratike, të vlerave që besojmë, të dalim nesër në shesh për të ngritur zërin tonë.

Nesër në Tiranë janë mbi 1 mijë gazetarë, shtetarët më të lartë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Normalisht si parti që kemi përmbysur diktaturën komuniste, lokomotivë e proceseve integruese, që kemi integruar Shqipërinë në Këshillin e Europës, NATO, kemi firmosur Marrëveshjen e Stabilizim-asociim, kemi hequr vizat, kemi marrë rekomandimin për statusin e vendit kandidat, ne duhet të ishim të gjithë në festë.

Por nesër ne nuk mund të jemi, ajo është protestë nuk është festë. Duhet të jemi të sinqertë me miqtë tanë me gjithë dëshirën që kemi ne.

Aty bashkë me ta ulet një njeri, karrigia e të cilit qëndron mbi dhunimin e votës tuaj. Mbi vjedhjen e votës së qytetarëve shqiptarë. Qëndron një njeri i cili ka shndërruar shtetin në një makineri elektorale gjigante, kryekëput antidemokratike, qëndron njeriu i cili përdor qindra milionë euro për të blerë votat, përdor bandat dhe vendosi në fund sistemin e pratronazhistëve. Kjo do të mjaftonte që ne të ishim të gjithë në rrugë”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply