Berisha: Primaret, pushtetin që u takon anëtarëve të PD-së, ta respektojmë plotësisht

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një takim me banorët e Degës 2 në Tiranë. Berisha komentoi primaret për të cilat tha se pushtetin që u takon anëtarëve të PD-së, duhet ta respektojmë plotësisht. Më tej ai shtoi se procesi i Primareve që u mbajtën të dielën nuk ishin të përsosura por dinjitoze.

“Dua të ju përshëndes përzemërsisht ju, çdo anëtar dhe anëtare të PD-së, drejtuesit e degëve të PD-së, konkretisht ju zonja kryetare, të deleguarit, për suksesin e vërtetë të një momenti historik, jo vetëm për PD-në, por edhe për shoqërinë shqiptare, zhvillimin e primareve për zgjedhjen e kandidatëve të PD-së për Tiranën dhe të gjitha bashkitë e Shqipërisë.

Ai nuk them se ishte proces i përsosur, por shumë dinjitoz. Kënaqësia ime është se të gjithë demokratët dhe demokratet dhe simpatizantët, në një hark në më pak se 1 vjeçar, keni vendosur, marrë vendime të mëdha për jetën e kësaj partie, 5 herë, që nga 18 dhjetori i vitit të kaluar deri më sot.

Ju garantoj se ne do të bëjmë gjithçka që të forcojmë gjithnjë e më shumë demokracinë brenda kësaj partie, pushtetin që u takon anëtarëve, mbështetësve të saj, ta respektojmë plotësisht”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply